Google search engine
Home Politike Përleshja fizike në Kuvend/ A do të bëjë kallëzim ndaj deputetit të...

Përleshja fizike në Kuvend/ A do të bëjë kallëzim ndaj deputetit të PD-së? Reagon për herë të parë Vullnet Sinaj

0
67

Deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka folur për herë të parë pas konfrontimit fizik që ai pati në ambientet e parlamentit me deputetin demokrat, Bldejon Nallbati.

Sinaj tha se incidenti është i sajuar nga ish-kryeministri Berisha për t’i shpëtuar problemeve që ai ka me drejtësinë shqiptare.

Deputeti i PS shtoi se në lidhje me rastin në fjalë nuk do të bëjë një kallëzim në prokurori ndaj kolegut demokrat.

“Mendoj që nuk është një incident i imi me askënd. Është një incident i sajuar nga Sali Berisha për t’i shpëtuar drejtësisë shqiptare. Nuk ishte personale.

Personalisht nuk do të marrë një denoncim. Nuk kam pasur komunikim me zotin Nallbati. Jashtë seancës i tahshë pse e bëri atë veprim, pasi kishim raporte normale, përshëndeteshim kur takoheshim në rrugë. Ai më tha e kisha me kartën se kisha me ju”, tha Sinaj.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here