Vajza e Sali Berishës, Argita Malltezi është shprehur se ka qenë dakord që babai i saj të tërhiqej nga polika në 2013, por që nuk ndodhi.
Ajo është pyetur nga gazetari Robert Rakipllari nëse mendon që t’i futet politikës, ndërsa Argita tha se nuk mendon se do t’i futet kurrë politikës.
Malltezi: E para a është kosto e politikës? Në këtë rast është vetëm kosto e politikës. Nuk ka asnjë hap mbrapa që duhet të bëjë njeri kur është fjala për të mbrojtur sistemin e vlerave që beson. Në 2013 kam qenë shumë dakord për dhënien e dorëhëqjes. Kam qenë plotësisht dakord. Sali Berisha nuk mund të jetë për skajt të keqes dhe të kthej kokën menjanë.
Rakipllari: A do kemi një kalim tuaj në opozitë, në politikë?
Malltezi: Betejën politike e bën Sali Berisha. Unë i qëndroj asaj që kam thënë. Unë kam marr vendimin mos ndjek këtë rrugë. Unë e di se cfarë përgjegjësie është pushteti. Ka të bëjë me bukën e njerëzve, me vuajtjen e përditshme të njerëve të thjeshtë. Nuk kam asnjë planë për tu hyrë në politike.









































