Eljo Bitri, një nga të kërkuarit e dosjes “Plumbi i artë” që u arrestua në dhjetor 2022 në qytetin Leiden të Hollandës, mësohet se i është shtuar listës së personave të penduar të SPAK-ut dhe prokurorisë belge. Prej 11 muajsh me radhë ai qëndron në burg, ndërsa të dyja prokuroritë kërkojnë ekstradimin e Bitrit, pasi në Shqipëri akuzohet si pjesëmarrës në 7 ngjarje të rënda kriminale. Ndërsa në Belgjikë, Bitri akuzohet si pjesëmarës në vrasjes e Arjan Spahisë në qytetin e Molenbeek, ngjarje e ndodhur në vitin 2020. Së fundmi, “Ora News” raporton se Eljo Bitri ka pranuar të flasë për llogari të prokurorëve belgë. Dëshmia e Bitrit mund t´i dërgohet me letërporosi dhe autoriteteve shqiptare ose prokurorë të posaçëm të SPAK, pritet të udhëtojnë drejt Hollandës, për të marë në pyetje Eljo Bitrin që njihet ndryshe dhe me emrin Bledar Debrova. Eljo Bitri, në muajin Maj 2022 u shpall në kërkim gjatë operacionit “Plumbi i artë”, pasi emri i tij u përmend nga i penduari Nuredin Dumani dhe Henrik Hoxhaj, si i përfshirë në ngjarjen kriminale të vrasjes së Anxhelo Avdisë, Dorjan Shkozës dhe disa tentative vrasje të tjera e deri tek shkatërimi i pronës me eksploziv. Ai akuzohet dhe për vrasjen e Arjan Spahiut. –I akuzuar për përdhunimin e një adoleshenteje, i riu i shqiptar mes 12 më të kërkuarve nga policia londineze- Policia e Londrës ka publikuar fotot dhe emrat e 12 personave më të kërkuar, ku mes tyre është edhe një shtetas shqiptar, i akuzuar për përdhunim. Bëhet fjalë për shtetasin Ron Domi, për të cilin policia e Bedfordshire bën apel për ndihmë me qëllim gjetjen e të riut, i cili dyshohet se ka përdhunuar një adoleshente. Ngjarja ka ndodhur të dielën e 23 tetorit të vitit të kaluar, në zonën e Lutonit në Londër. Mediat britanike dyshojnë se Domi mund të jetë fshehur në Edmonton ose në zona të Londrës Veriore, por edhe në Shqipëri.












































