Google search engine
Home Politike Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Berisha...

Zbardhet debati me dyer të mbyllura në Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Berisha mer vendimin ekstrem

0
99

Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, pa praninë e mediave, është diskutuar për aksionin opozitar që u nis në Kuvend dhe mënyrën sesi do të vijojë.

Diskutimet e mbledhjes pa media janë zbardhur nga gazetari Osman Stafa, ku mësohet se Berisha është shprehur se protesta e deputetëve mund të shkonte deri në grevë urie.

“Protesta e deputeteve mund te shkonte deri ne greve urie. Me Ramën zgjedhje nuk ka. Ai ka krijuar mekanizmat për manipulimin e votave. Ne parlament na shndërroi si njerëzit pa asnjë rol.  Nuk na lejonte asnjë lloj aktiviteti. Komisionet hetimore s’na i lejonte.

Përveç mandateve qe vjedh dhe nuk lejon rrotacion, ai do te zhvleresoje deputetet. Ne do e vazhdojme betejën ne kuvend.

Rames do ti bejme beteje ne cdo skaj te vendit. Do kemi burgosje; sakrifica por s’kemi rruge tjeter veç betejes. Nuk behemi  shume pa nisur beteja. Kemi ndejt 2 muaj 500 vete dikur ne Bulevard. Merita juaj eshte te mendoje per reagim ndaj regjimit. Akuzat ndaj meje, pasi reaguam ne Kuvend.Ta kemi te qarte, nuk ka kthim pas deri ne realizimin e qëllimit”, ka thënë Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here