Arrestohet në makinë nipi i ish-deputetit socialist

0
88

Ariel Rraja, nipi i ish-deputetit Rrahman Rraja ka rënë në prangat e Policisë së Tiranës, pasi iu gjet sasi kokainë në makinë.

Mësohet se 22-vjeçarit nga fshati Nikël i Krujës iu gjet në makinë kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan nga policia.

Njoftimi:

Gjithashtu, nga këta specialistë u arrestua shtetasi A. Rr., 22 vjeç, banues në Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe kontrollit në automjetin që drejtonte, shërbimet e Policisë gjetën sasi lënde të dyshuar narkotike kokainë dhe shuma parash, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me automjetin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here