Google search engine
Home Bota Sulm me armë në Maine të SHBA, 22 të vdekur, rreth 60...

Sulm me armë në Maine të SHBA, 22 të vdekur, rreth 60 të plagosur

0
105

Të paktën 22 persona kanë vdekur si pasojë e sulmi me armë në Lewiston, Maine, ku u regjistruan tre të shtëna gjatë natës. Nga 50 deri në 60 persona u plagosën. Policia urdhëroi banorët të qëndrojnë brenda dhe të mbyllin dyert sepse sulmuesi është ende i armatosur dhe i lirë.

Forcat e policisë kanë publikuar fotografitë e të dyshuarit, ndërsa ka dhënë detaje edhe se si agresori është veshur.

Mediat e huaja raportojnë se bëhet fjalë për një rezervist 40-vjeçar i quajtur Robert Card. Burri, i armatosur me një pushkë lufte të tipit Ar-15, mbërriti në vendngjarje me makinën e tij dhe shënjestroi klientët e disa klubeve, duke përfshirë një ambient ku luhet bowling dhe një restorant. Autori i masakrës veproi në dy qytete të afërta, Lewiston dhe Auburn, të cilat ndahen nga një lumë. Shumë qytete janë në alert, pasi agresori lëviz i lirë, ndërsa është i armatosur dhe cilësohet shumë i rrezikshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here