Prokuroria e Posaçme ka sekuestruar 5512 m2 truall të bashkëshortit të ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka.
Lajmi është konfirmuar nga gazetari Arsen Rusta që shkruan se sekuestro është vendosur për hetimin e falsifikimit të aktit të marrjes së pronësisë mbi tokën.
Kujtojmë se Artan Gaçi u mor edhe në pyetje disa ditë më parë pas kallëzimit të kryetarit të zgjedhur të bashkisë Himarë, Fredi Beleri.
Kryebashkiaku i zgjedhur i Himarës, Fredi Beleri e kallëzoi Gaçin dhe kryebashkiakun Jorgo Goro në SPAK për këtë truall.