Ndonëse GJKKO ka dalë me fletë thirrjen ndaj Sali Berishës për të dëshmuar si i pandehur ndaj aferës “Partizani”, ky i fundit nuk ka munduar lëvizjet si takimin me gazetarët në një kohë që duhej të paraqitej në ambjentet e SPAK.
Ish-kryeministri Sali Berisha nëpërmjet një njoftimi bën me dije se do të mbledhë nesër në orën 12:00 kryesinë e Partisë Demokratike.
Raportohet se mbledhja do të zhvillohet në ambientet e selisë dhe do të diskutohen zhvillimet e fundit politike.
Kujtojmë se ish-kryeministri akuzohet nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Një ditë më parë GJKKO vendosi të lërë në burg Jamarbër Malltezin, dhëndrin e Sali Berishës, si edhe detyrim paraqitjeje për ndërtuesin Fatmir Bektashi. Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv”.









































