Deklarata e Bardhit lidhur me masë e sigurisë ndaj Berishës, reagon ashpër Flutura Açka

0
105

Nënkryetarja e PD, Flutura Açka, ka deklaruar për mediat se Gazment Bardhi nuk mund të flasë në emër të PD dhe aq më pak të Grupit Parlamentar, në lidhje me masën ndaj Berishës.

Açka është shprehur se, PD mbështet drejtësinë dhe se nuk ka ndryshuar qëndrim për marrëdhëniet strategjike me SHBA, BE dhe Britaninë e Madhe.

“Drejtësia duhet të veprojë ndaj kujtdo që ka shkelur ligjin, ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve’”, tha ndër të tjera ajo.

Kujtojmë se pak më parë, për mediat, Gazment Bardhi reagoi për herë të parë pas akuzave të SPAK për Sali Berishën, për të cilin është caktuar masa e detyrimit të paraqitjes për privatizimin e ish kompleksit Partizani.

Bardhi tha se nuk kanë betejë me drejtësinë, ndaj theksoi se mbështet  pa asnjë rezervë barazinë e cilitdo përpara ligjit.

Sipas tij, kufizimi i lirisë së lëvizjes së Sali Berishës, pa autorizim të Kuvendit, është një shkelje e rëndë kushtetuese që ngre pikëpyetje të forta mbi arsyet e nxitimit të SPAK.

“Dje jam njohur me vendimin e zbardhur të Gjykatës së Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që cakton në mënyrë të njëkohshme dy masa sigurimi ndaj z. Sali Berisha. Të dyja masat e sigurimit kufizojnë lirinë e tij të lëvizjes. Kufizimi i lirisë së lëvizjes së z. Sali Berishës, pa autorizim të Kuvendit, është një shkelje e rëndë kushtetuese që ngre pikëpyetje të forta mbi arsyet e nxitimit të SPAK”, tha nder te tjera Gazment Bardhi.

Bardhi ngriti si shqetesim se, “Kushtetuta e Shqipërisë në rastin e të zgjedhurve ka ofruar disa garanci shtesë, që duhet të sigurohen pa asnjë përjashtim. Kur ndaj një deputeti duhet të caktohet një masë sigurimi që kufizon lirinë në çfarëdo lloj forme, prokurori është i detyruar të kërkojë autorizim nga Kuvendi”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here