Byroja Kombëtare e Hetimit ka bastisur zyrat e Ujësjellës kanalizimeve në Vlorë për shkak të dyshimeve për përfshirje në një aferë korruptive të një tenderi 6 milionë eurosh të zyrtarëve të këtij institucioni publik.
Gazetari Arsen Rusta bën me dije gjatë një lidhje të drejtpërdrejtë me MCN Live se aktualisht po sekuestrohet PC-të, lap top-ët dhe dokumente të punonjësve në Vlorë.