Ish-presidenti Bamir Topi ka pasur qëndrime kritike sa i përket opozitës. Teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zoti Topi theksoi se opozita nuk ka ditur të jetë e tillë, duke i dhënë më shumë pushtet kryeministrit Edi Rama. “Në rastin e Bashës jemi në kushtet kur kemi një politikan relativisht të ri në moshë.
A e kupton që Rama sot luan në këtë mënyrë sepse s’ia ka nevojën askujt. S’ka opozitë, parlamentarizmi nuk ekziston sepse nuk ekziston opozita. Këta s’kanë ditur të bëjnë opozitë”, deklaroi ai. Më tej zoti Topi akuzoi ish-kryeministrin Sali Berishën se është arkitekt i shkatërrimit të parlamentarizmit. “Berisha është politikani më jetëgjatë më me eksperiencë ka kaluar situata nga më të çuditshmet por asgjë nuk e ka bërë nën detyrim, çfarë e ka realizuar e ka bërë me vullnet të plotë.
Pas Gërdecit që është ngjarje e riakutizuar ka qenë samiti i NATOS në Bukuresht ku Shqipëria priste që të merrte ftesën për anëtarësim ishte ngjarje shumë e madhe për Shqipërinë ndërkohë që ka pasur hamendësime nga opozita e kohës që pas shpërthimit të Gërdecit Shqipëria nuk e meriton të anëtarësohet por qe vullneti i SHBA që e ftoi Shqipërinë. Pas kthimit nga Bukureshti fillon një proces i errët.
E bëra këtë analizë për t’u kthyer te ato ditë, për t’i thënë Berishës nëse ke harresë për atë gjë kujtohu se ti je arkitekti i kësaj gjëje. Në orët e mesditës të 15 marsit Edi Rama i vendos Berishës dorën në qafë një pamje që është komentuar gjatë. Unë komentoj momentin kur nga komisioni i ligjeve në parlament fillojnë dhe dalin propozime të çuditshme. Një deputete e PD hodhi një ide interesante për ndryshimet kushtetuese thoshte se çdo dekret i presidentit duhet të kundërfirmoset nga kryeministri. Ajo ishte zëri i tij, por arkitekti ishte ky.
Dhe fillon një proces i ndryshimeve kushtetuese që hodhi përtokë të gjithë mënyrën demokratike të zgjedhjeve. Kur bëhet dot kjo thirrje është thirrje nga halli. Më shumë se kushdo tjetër ai e di mirë se është në ato kushte që s’ka më rikuperim. Sot qahet kot”, nënvizoi Topi.