Komisioni i Etikës është mbledhur ditën e sotme lidhur me kërkesën e mazhorancës për marrje disiplinore ndaj 26 deputetëve të opozitës që bllokuan punimet e Kuvendit sot.
Sekretariati i etikës merr vendimin për përjashtimin me 10 ditë të 26 deputetëve
Do përjashtohen për 10 ditë:
Sali Berisha, Flamur Noka, Albana Vokshi, Xhelal Mziu, Gazment Bardhi, Bledion Nallbanit, Edmond Spaho, Saimir Korreshi, Lindita Metaliaj, Ramadan Likaj, Luan Baçi, Lefter Gështenja, Ina Zhupa, Helidon Bushati, Isuf Çela, Asllan Dogjani, Bejar Leskaj, Ledovik Hasani, Tritan Shehu, Greta Bardeli, Dhurata Çupi, Sorina Kote. Kastriot Piroli, Kasëm Mahmutaj, Tomor Alizoti, Qani Xhafaj.