Google search engine
Home Kronike Hetimi për ndërtimet pa leje në Sarandë/ Merret vendimi për 2 zyrtarët,...

Hetimi për ndërtimet pa leje në Sarandë/ Merret vendimi për 2 zyrtarët, sekuestrohen 16 objekte pa leje (Emrat)

0
105

Pas ekzekutimit të masave “Arrest me burg” për 4 ish-zyrtarë të IVMT të Bashkisë Sarandë, konkretisht Artur Musai, Vangjel Xhavara, Besian Koçi dhe Erton Zekaj, mësohet se mbrëmjen e djeshme janë ekzekutuar edhe dy masa të tjera sigurimi “Arrest në shtëpi” për dy zyrtarë të tjerë.

Ende nuk dihet emrat e tyre, por mësohet se Prokuroria e Sarandës ka urdhëruar edhe sekuestrimin e 16 ndërtimeve pa leje në zonën e Ksamilit.

Bëhet fjalë për një hetim disa mujor të Prokurorisë së Sarandës lidhur me ndërtimet pa leje të kryera kryesisht në periudhën mars-qershor 2023.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here