I pranishëm në stadiumin “Air Albania” për ndjekur nga afër Shqipërinë në përballjen historike me Çekinë, në sfidën e vlefshme për kualifikueset e kampionatit europian 2024, është dhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.
Ai e njoftoi më herët praninë e tij, përmes një postimi në rrjetet sociale, dhe menduam se futbolli do bashkonte dy kryeministrat shqiptarë, pasi ka një krisje të marrëdhënies së tij me Edi Ramës.
Por kjo gjë nuk ka ndodhur. Siç shihet dhe në foton e mësipërme, kryeministri Edi Rama ndodhet në zonën vip në katin e parë e ndërsa Kurti në të dytin.
Epra jo vetëm në politikë por edhe në futboll kanë preferuar të mbajnë distancë nga njëri tjetri.
Nuk dihet nëse ka pasur më parë një shtrëngim duarsh, mirëpo duhet thënë që kjo vjen pas qëndrimit të ashpër të kreut shqiptar ndaj Kurtit për situatën në veri të Kosovës.
Në seancën e Kuvendit, ku u miratuar rezoluta për Kosovën. Rama tha se “Kosova po rrezikon ta humbasë shansin historik që i jep plani franko-gjerman”.