Google search engine
Home Politike Drejtesi https://urbanlajme.net/2023/10/07/gjkko-jep-vendimin-per-kryebashkiakun-socialist/

https://urbanlajme.net/2023/10/07/gjkko-jep-vendimin-per-kryebashkiakun-socialist/

0
110

Krimi i organizuar ka kërcënuar sërish “togat e zeza”. Pas prokurores së SPAK, Doloreza Musabelliu dhe ish-prokurores së Lushnjes, Merita Selimi, janë kërcënuar nga bandat kriminale edhe 3 gjyqtare të Gjykata e Apelit, Juridiksioni i Përgjithshëm. Lajmin e ka dhënë gazetarja Anila Hoxha, e cila zbuloi se gjyqtaret e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, Valdete Hoxha, Lutfie Çelami dhe Edlira Petri janë kërcënuar në sallën e gjyqit, gjatë shpalljes së një vendimi. Menjëherë gjyqtarët kanë kryer kallëzimin se janë kërcënuar për shkak të detyrës dhe Prokuroria ka nisur me urgjencë hetimet për çështjen. Kërcënimi i gjyqtareve ndodhi ditën kur ata dënuan 5 shtetas dhe konkretisht: Daut Elmazin, Gentian Zoton, Igli Memajn, Serxho Ademin dhe Albano Goxhajn, të cilët ishin akuzuar për një atentat të vitit 2019-të në qytetin e Vlorës, me të cilin u synua të vritej një personazh i botës së krimit i identifikuar si, Ines Hajrulla. Gjatë shpalljes së vendimit të pandehurit mungonin, por salla ishte e mbushur me familjarët e tyre. Pasi kanë dhënë vendimin gjyqtarët janë tërhequr në dhomën e këshillimit dhe është dashur ndërhyrja e policisë për të shoqëruar kërcënuesit që ndodheshin në sallën e gjyqit. Ndërkohë, lidhur me atentatin ndaj Ines Hajrulla, ai ndodhi në 10 maj 2019 në kompleksin “Oslo” në Vlorë. Hetimet kanë provuar se organizator i këtij sulmi me dy kallashnikovë është Daut Elmazi, nipi i Armando Sulejmanit ose “Çipurit” në Vlorë. Të pandehurit e tjerë Igli Memaj “Suloti”, Gentian Dautaj (Zoto) dhe Fatmir Hyseni janë në rolin e ekzekutorëve, ku në fazën e hetimit të provave, ka rezultuar se Igli Memaj ka qenë në rolin e drejtuesit të mjetit tip “Land Rover”, ndërsa Dautaj dhe Hysenaj, kanë qenë të armatosur dhe ishin personat që do ekzekutonin Inez Hajrullan, Ervis Matodashaj dhe A.Shoraj. Këta persona nuk kanë mundur të realizojnë krimin, pasi arma automatike që mbante Fatmir Hyseni, rezulton të jetë bllokuar duke mos realizuar asnjë qitje. Ndërsa arma e zjarrit që mbante Gentian Dautaj është qitur disa herë, në drejtim të objektivit të sulmit, por pasoja nuk ka ardhur për shkak se grupi i djemve i ka pikasur, dhe janë shtrirë përtokë dhe më pas janë larguar. Personat më pas janë larguar menjëherë pas ngjarjes në drejtim të kodrave të Babicës, ku kanë djegur automjetin dhe kanë qëndruar të fshehur deri në momentin që janë marrë dhe transportuar për në qytetin e Fierit.

Kërcënimi i prokurorëve nga banda e Laert Haxhisë, reagon Gjykata e Lartë

Ndërkohë nga ana tjëtër, gjyqtarët e Gjykatës së Lartë kanë reaguar për rastin e dy prokurorëve Doloreza Musabelliu dhe Merita Selimi të cilat kanë marrë kërcënime nga grupi i Leart Haxhiut. Në reagimin e gjyqtarëve thuhet se presionet apo kërcënimet e çfarë do lloji ndaj magjistratëve përbëjnë shqetësim serioz, jo vetëm për ta, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila është e interesuar për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë e jetës së çdo individi, si dhe funksionimin normal të shtetit të së drejtës. “Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë përcjellin me shqetësim të gjitha referimet për kërcënime të magjistratëve për shkak të ushtrimit të detyrës së tyre. Qëllimi i sistemit të drejtësisë është të kryejë në mënyrë funksionale dhe parimore detyrën e tij dhe për këtë arsye duhet të jetë i mbrojtur dhe i garantuar nga çdo lloj presioni, ndërhyrje, pengimi, kufizimi, nga cilido drejtim që mund të vijë, pasi ato cenojnë rëndë funksionimin e tij, por edhe lëkundin besimin e publikut tek drejtësia. Presionet apo kërcënimet e çfarë do lloji ndaj magjistratëve përbëjnë shqetësim serioz jo vetëm për ta, por për të gjithë shoqërinë shqiptare, e cila është e interesuar për mbrojtjen e të drejtave dhe sigurinë e jetës së çdo individi, si dhe funksionimin normal të shtetit të së drejtës. Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë mirëpresin zbatimin me korrektësi dhe përgjegjshmëri të dispozitave ligjore për mbrojtjen dhe garantimin e jetës, shëndetit dhe integritetit të magjistratëve”, thuhet në reagim.

Masat

Po ashtu, në reagim theksohet se gjykata mbështetë organet ligjzbatuese në marrjen e masave të menjëhershme. “Opinioni publik dhe organet kompetente duhet ta kenë të qartë se, gjykatat dhe prokuroritë janë institucione në shërbim të qytetarëve dhe të shoqërisë dhe se çdo tentativë për cenim të integritetit fizik e moral të tyre, ndikon drejtpërdrejtë në pavarësinë e sistemit në përgjithësi dhe atë individuale, të magjistratit në veçanti. Me besimin se kolegët magjistratë do të vijojnë të kryejnë me vendosmëri dhe përgjegjshmëri detyrën e tyre sublime, njëkohësisht mbështesim organet ligjzbatuese në marrjen e masave të menjëhershme ligjore, institucionale, organizative e materiale, jo vetëm për zbardhjen e çdo ngjarje dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të fajtorëve, por edhe zbatimin e dispozitave ligjore, duke garantuar mbrojtje efektive për parandalimin e sjelljeve të kundërligjshme”, thuhet në reagim.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here