Google search engine
Home Politike Drejtesi Dy gjyqtarë heqin dorë nga gjykimi i kërkesës së kryebashkiakut të zgjedhur...

Dy gjyqtarë heqin dorë nga gjykimi i kërkesës së kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës

0
106

Çështja Beleri është kthyer në një problem në gjykatën e Shkallës së Parë në Durrës. Dy gjyqtarë kanë hequr dorë nga gjykimi i kërkesës së Belerit. Fillimisht ka hequr dorë gjyqtari Rexhep Bekteshi, të cilit i kishte rënë shorti për ta gjykuar kërkesën.

Më pas shorti i ra gjyqtares Besiana Garxenaj, e cila u tërhoq duke refuzuar të përfshihet në këtë çështje të nxehtë. Tashmë gjykimin e kërkesës së Belerit e ka marrë përsipër gjyqtarja Entela Shedola. Seanca është parashikuar të mbahet mesditën e datës 10 Tetor.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here