Evi Kokalari: Ja si Ilir Meta po ‘i bën gropën’ Sali Berishës, sekretet e ‘errëta’ që fshihen pas Adriatik Lapajt dhe prapaskenat e dosjes së ‘McGonigal-Rama’

0
130

Aktivistja e njohur shqiptaro-amerikane, Evi Kokalari ka komentuar situatën politike në vend. Gjatë një interviste për emisionin “Breaking” në “Top News”, zonja Kokalari ka treguar se kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta po punon kundër kreut të “Foltores, Sali Berisha, ndërsa ka zbuluar sekretet e ‘errëta’ që fshihen pas Adriatik Lapajt dhe prapaskenat e dosjes së ‘McGonigal-Rama’ në SHBA. Po ashtu, ajo ka zbuluar se Lëvizja Konservatore mund të kthehet në parti politike. Ndërkohë aktivistja Kokalari ka zbuluar se është takuar edhe me kreun e PD, Lulzim Basha. E pyetur në studio nëse mund të ketë një koalicion me Bashën, ajo nuk e mohoi, por shtoi se për këtë gjë kryedemokrati duhet të jetë shumë larg Edi Ramës, pasi qëllimi i saj, i vetëm është rrëzimi i tij në 2025-n.

-Çfarë do të bëjë Evi Kokalari tani që është kthyer në Shqipëri, në aspektin politik?

Mendoj se lëvizja do të kthehet në parti, sepse është shumë e nevojshme dhe këtë po e shoh çdo ditë. E shoh të domosdoshme që ta kthej në parti konservatore. Unë në përgjithësi ulem me çdo njeri qofshin oligarkë, qofshin biznes i vogël, e majtë apo e djathtë, krahu i Berishës apo krahu i Bashës sepse më intereson që të kem edhe opinionin e njerëzve. Unë ulem dhe bisedojë me ta, i bëjë shumë pyetje dhe dua të kuptojë se çfarë kanë për të thënë që të kuptoj unë se nga vijnë ata, nga vjen një veprim që bënë Berisha dhe mendoj se kjo është një gjë shumë e mirë.

-Ju patët një takim me Bashën po thua?

Po jam takuar me të, kemi folur. E kam  pyetur se ca do bëjë dhe ai më ka thënë idetë e tij se çfarë do të bëjë. Unë koalicionin me të e bëjë nëse ai është larg Ramës. Qëllimi im është heqja e Edi Ramës në vitin 2025, ideja ime është shkatërrim total i sistemit aktual që ne kemi, tërheqim median në rrugën që ka qenë deri tani dhe duhet që ta çojmë në një rrugë e cila është një rrugë me e drejtë. Të largoj edhe elementët që janë ndyrë nga korrupsioni në këto vite. Ne kemi pasur shumë dëme që janë bërë këtij vendi, më duket ndonjëherë sikur eci vetëm dhe të gjithë më thonë që ti je çmendur dhe mua nuk më intereson fare.

-Të kemi parë kritike në raport me Adriatik Lapajn?

Unë thash që ulem më të gjithë dhe atij i kam kërkuar që të flisnim sepse kisha dëgjuar disa gjëra që thoshte, por nëse ti je aktivist dhe merr lekë nga Xhorxh Soros sepse shkon dhe ndihmon dikë në Rrëshen, sepse ka një licencë për avokati. Unë kam takuar Irfan Hysanbelliun dhe i thash që nëse ti pas Adriatik Lapajn kjo është një rrugë shumë e hapur për mua, për çdo person i cili del dhe ndalon rrugën për të hequr jo vetëm Edi Ramën, por edhe qeverinë e tij dhe të vendoset një qeveri, e cila nuk do na mbajë në të njëjtin vend. Është njësoj si puna e Erion Veliajt me Këlliçin, Këlliçi komplet i korruptuar, pra hiq Veliajn dhe vë atë. Adriatik Lapaj  po përdoret aktualisht, por unë edhe Irfanit i thash shumë hapur që nëse ti je pas atij ne do kemi një betejë shumë të keqe bashkë dhe më tha mua s’më kërcënon njeri dhe do e mbështes akoma më shumë tani që më the ti. Ai tha mbështes ata që kanë mbështetje dhe e kam Salianjin shumë mik të ngushtë, por që Salianji është lidhja mes tyre që të jemi të qartë. Ajo që më bëri përshtypje ishte që ai tha se ai ka ambasadën amerikane nga pas dhe i thash a je në terezi ti?

-Ju i keni kërkuar takim edhe Adriatikut?

Ja kam kërkuar kur kam qenë ende në Amerikë sepse doja të flisja me të për të parë se ku ishte dhe nga shkonte. Sepse në një moment thash po mirë ky thotë gjëra që duhen sepse këtë bëjnë aktivistët thonë atë që prekin popullin, sesa e besojnë atë është tjetër gjë. Dhe shumë më thoshin se ai është mashtrues, po që unë i thash ka mundësi flasim në një zoom call sepse isha në Amerikë dhe nuk  kisha mundësi që ta takoja atëherë dhe ai pastaj nuk mu  përgjigj më. Ai e ka quajtur veten  avokat të shoqërisë së hapur të Xhorxh Sorosit dhe tani e  ka fshirë e kupton se tani e dëmton. Ai e di dëmin që Soros  i bënë Shqipërisë, ai me këmbët e veta  ka shkuar tek Soros sepse dhe mbase i janë dashur lekë për aktivizimin e vet, ka mbuluar disa çështje dhe e quan veten avokat. Unë ashtu si kam ekspozuar korrupsionin brenda foltores që iu dhashë me gjithë shpirt do bëjë edhe për këtë rast të njëjtën gjë.

-Ku po shkon Berisha?

Sali Berisha të shkonte në shtëpi nuk do bënte keq. Koalicioni me Metën ka qenë gabimi i tij dhe ja kam thënë s’më pëlqen që të bëjmë koalicion me të dhe Berisha e ka ditur që unë kam qenë kundër koalicionit. Për mua e vetmja gjë që Berisha duhet të bëjë është të largoj foltoren nga Meta, për mua Ilir Meta s’duhet të jetë as në politik, ai ka pasur disa poste dhe pse është akoma në politik.

-Si ka mundësi që këta kanë një farë shumice?

Kukësin në fakt duhet ta kishin në xhep sepse imoraliteti i atij që iku ishte i madh dhe mund  ta kishte marr opozita. Por, Berisha duke qenë ven në një pozicion shumë të keq shkon edhe bashkohet me  Metën. Është parë edhe në protesta, sepse protestat filluan mirë, por që më vonë nuk i shkonte më njeri, sepse sapo merrnin vesh që ishte edhe Ilir Meta nuk shkonin. E pamë në  14 maj dhe i thash fusni  të gjithë deputetët nën logon zyrtare të PD, por mesa duket Berisha kishte plane të tjera në atë moment dhe refuzoj. Berisha momentalisht duhet që të jetë shumë i sinqertë dhe më shumë me demokratët dhe e vetmja gjë për të na ndihmuar është që të largohet nga Meta.

-Në çfarë faze jeni aktualisht sepse the do e kthesh lëvizjen në parti?

Do ulem me avokat në fakt. Po gjej mënyrën që t’ja lejë personin e duhur për tu marr me procedurat. Me mua janë shumë njerëz nga të dy PD, ideja ime para se të vija në Shqipëri ishte që të bashkoja të dyja  PD, mundësisht nën logon e PD është e vetmja mënyrë që ne të fitojmë dhe duhet që të fitojmë elektoratin gri. Koalicionet i bëjë me çdo të djathtë sepse kam shumë  mbështetje nga ata.

-Do të shohim më agresive me Edi Ramën?

Sapo të heqim këto barërat e këqij që kemi nëpër këmbë. Nuk mund të luftosh Ramën kur ke njerëz që i japin forcë individëve që nuk kanë forcë, opozita duhet pastruar, sepse ai nuk mundet me këtë opozitë. Mua do më ketë armiken më të madhe, nëse këta të tjerët do të bëjnë koalicione me të pas duarve të mbyllura, me mua s’ka për të ndodhur kurrë kjo gjë.

-Ka bërë bujë shumë në fakt dosja McGonigal, a ka shkelje nga Rama?

Ka shkelje, por tani interesi i tyre janë fakte që mund të marrin nga Deripaska. Por, pasi McGonigal ka thënë që ka marr lekët dhe ka ndihmuar Ramën për të luftuar Bashën qoftë për ti hapur një dosje, sepse FBI dhe DASH nuk kanë bashkëpunim me njëri-tjetrin kështu që dosja e Bashës nuk ishte diçka që do ti shkonte DASH dhe do bënte diçka si janë bënë Berishës që e shpallën non grata, por ai pranoi se ka marr para për ta bërë këtë dhe kjo e ndyn Ramën sepse është kryeministër i Shqipërisë dhe ka korruptuar dikë në qeverinë amerikane.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here