Google search engine
Home Politike E akuzoi se ka marrë dy kate kullë, Basha i përgjigjet ‘dhëmbë...

E akuzoi se ka marrë dy kate kullë, Basha i përgjigjet ‘dhëmbë për dhëmbë’ Bardhit: Deri dje sulmonte babin e Zenit e sot bën avokatin e tij

0
94

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një prononcim për mediat jashtë Kuvendit iu përgjigj akuzave të Gazment Bardhit se ishte pronar i dy kateve në një kullë.

Basha teksa ka mohuar akuzat, e cilësoi Bardhin avokat të Berishës.

“Përgjigja ime ishte aty. Është shpifje e pastër e shkollës berishiste. Vjen nga një njeri që sulmonte babain e Zenit dhe sot është bërë avokat dhe i kullave 64 katëshe. Familjarët e mi e kanë çdo gjë transparente, cent më cent taksat ndryshe nga aleancat e kullave dhe avokati i tyre më i ri, Gaz Bardhi.”, tha ai.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here