Google search engine
Home Bota Rajoni Politikani serb bën deklaratën e papritur: Ju lutem mbroni popullin tim në...

Politikani serb bën deklaratën e papritur: Ju lutem mbroni popullin tim në veri, Radoiçiçi mund të jetë liruar për t’u vrarë

0
118

Politikani opozitar serb Boban Bogdanoviç, i cili është edhe sekretar i përgjithshëm i Institutit për Strategji Euro-Atlantike, u ka bërë thirrje kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, presidentes Vjosa Osmani dhe zyrtarëve tjerë të Kosovës që të garantojnë paqen dhe sigurinë për serbët në veri.

“Ju lutem mbroni popullin tim serb, nuk është faji i tyre që terroristi Radoiçiç është i lirë! Më ndihmo,” ka shkruar Bogdanoviç në gjuhën shqipe në platformën “X”.

“Serbia dhe presidenti i saj janë definitivisht sponsor të terrorizmit ndërkombëtar! Kosova është në rrezik,” ka shkruar Bogdanoviç.

Ai më pas ka hedhur dyshime të tjera për lirimin e Radoiçiç-it.

“Lirimi i Radoiçiç-it nga paraburgimi mund të ketë synim vrasjen e tij! Ai është një dëshmitar shumë i papërshtatshëm që do të dëshmonte për pjesëmarrjen e presidentit Aleksandër Vuçiç në përgatitjet për sulmin terrorist në Kosovë,” ka shkruar Bogdanoviç.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here