Google search engine
Home Politike “Iu jepen licenca e kazinove personave të dënuar për mashtrim”, gazetarja e...

“Iu jepen licenca e kazinove personave të dënuar për mashtrim”, gazetarja e njohur ‘zbërthen fijet’ me Meksikën: Shqipëria në listën gri, jemi vend në rrezik pasi prodhojmë dhe pastrojmë paranë e pisët

0
80

Në një studio televizive është diskutuar për rikthimin e basteve online dhe debatet që ka ngjallur projekligji që i mundëson ato.

Gazetarja Ola Xama, deklaroi se ekziston rreziku i pastrimit të parave ndaj duhet monitorim i fortë i kompanive.

“Shqipëria është ende në listën gri të pastrimit të parave të pista. Qeveria është nën presion të bëjë ligj në dukje me kritere të forta.

Sfida e dytë, kemi rrezikun e pastrimit të parave, por edhe treg që prodhon para të pistë. Pra, qeveria ose do të vijojë të lejojë informalitetin, pasurimin e krimit, ose do ta formalizojë. Te kriteret është vendosur kompani që të operojë në tre shtete. Por, shtet i OECD është edhe Meksika përshembull. Kjo nuk të pret burimin e pastrimit të parave.

Sa përqind duhet të ketë kjo kompania e huaj? Çfarë ndodh nëse kjo kompani që operon në tre vende, del pasi është marrë licensa? Siç kemi parë praktika të tilla edhe nëpër tendera. Pjesa e lojrave të fatit më shumë se ligj i fortë, ka çaluar për shkak të mungesës së monitorimit.

Shohim treg të kazinove, të licensuar me ligj të fortë duke shkelur ligjin. Shumica e kazinove, i është dhënë licensë kombëtare një personi të dënuar për mashtrim. Flas për Regency Casino. Kjo është njëra pjesë. Ke pastaj kazino që nuk e kanë fare rankimin në hotele me pesë yje dhe e kanë licensën sikur është hotele me pesë yje.

Ku është shteti dhe ligji këtu? Si ka mundësi që policia njofton pronarët e kazinove, që prit se po vijmë për kontroll?

Te pastrimi i parave, më shumë se sa ligj i fortë, duhet zbatim i ligjit, të monitorohen të gjithë”, deklaroi Xama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here