Një përgjim ambiental i kryer brenda furgonitë të policisë së burgjeve, ka blinduar me prova konkrete, përfshirjen e tre të rinjve nga Shijaku, që u kapën nga policia për tregtimin e kokainës në Tiranë.
Mësohet se përgjimi i kryer me autorizim të prokurorisë, ka nxjerë zbuluar tregtarët e kokainës së pastër, duke detyruar gjyqtaren e Tiranës, Arnisa Këlliçi, të ndryshojë vendimin e saj dhe caktojë masën e “arrestit në burg” pa afat për të arrestuarit.
Sipas dosjes hetimore 3 të rinjtë Robert Domi, djali i ish-kryebashkiakes së Shijakut, Genis Mustafa dhe Andrea Dema nga Shijaku, ishin vënë në ndjekje nga efektivët e antidrogës për shkak të hetimit që po kryenin gjatë operacionit “Tempull”.