Google search engine
Home Rajoni Kosova Buzë liqenit të Ujmanit, Sveçla zbulon se për çfarë do të shfrytëzohet...

Buzë liqenit të Ujmanit, Sveçla zbulon se për çfarë do të shfrytëzohet vila luksoze e Radojçiçit

0
95

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka komentuar për vilën e Milan Radojçiçit buzë liqenit të Ujmanit në veri, e cila është bastisur të premten nga autoritetet e Kosovës.

Sveçla në konferencën për media theksoi se vila është e ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës, dhe se “bypas” i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga ky kompleks i Radojçiçit.

Ai ka treguar se është në bisedime me ministrin e Bujqësisë, Faton Peci, që kjo pronë t’i kalohet Ministrisë së Punëve të Brendshme, dhe kjo pastaj të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës.

“Kompleski superlulsoz i Milan Radojçiçit në buzë të liqenit të Ujmanit është i ndërtuar në tokën e Agjencisë Pyjore të Kosovës. Po ashtu “bypas” i tunelit në afërsi është i uzurpuar nga Milan Radojçiç. Jam në bisedime me ministrin e Bujqësisë që kjo pronë t’i kaloi Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe pastaj kjo të shfrytëzohet nga Policia e Kosovës për njësitin e barkave në departamentin e kufirit”, theksoi ai.

Se a kanë pasur ndonjë rol stafi i manastirit në sulmin terrorist, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha theksoi se policia është duke i bërë hetimet intensive për të parë rolin e pelegrinëve në përgatitjen ose për të ndihmuar grupin e terroristëve.

Hoxha ka treguar edhe për numrin e personave civil sa kanë qenë brenda manastirit ditën kur ka ndodhur sulmi terrorit mbi policinë e Kosovës. Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, e diel, është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, ndërsa janë plagosur edhe policë të tjerë nga një sulm terroristësh serbë në Banjskë të Zveçanit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here