Partia Socialiste fitoi Kukësin me një diferencë të thellë votash, madje edhe në raport me rezultatin e 14 majit. Ish-kreu i PD-së në Kukës, Ibsen Elezi dje, në një intervistë televizive tha se kjo rënie s’ka të bëjë me fushatën e socialistëve, por me mënyrën se si funksionoi opozita. Elezi tha se ishte faji i Berishës dhe grupit të Bardhit që madje edhe zgjodhën të jepnin nga Kukësi mesazhin e bashkimit, me mbledhjen që mbajtën mes deputetëve. Sipas tij ky mesazh u kthye në të kundërtën.“Skandali prodhon efekt në opinionin publik dhe e dyta PS për arsye të këtij skandali vuri një figurë kontestuese të Gjicit. Në momentin që ka pas konflikte me Gjicin në 2001, Halili është shkëput nga Kukësi dhe ka ardhur në Tiranë. Halili ndoqi një strategji se nuk u mor me figura qendrore të PS në mbështetje të tij, vetëm dy ose tre ministra që kanë qenë në një koncert. E ka ndërtuar me Majkon dhe eksponentë lokal. Ka pas një avantazh se ka pas kohë të gjatë për të marrë kontakte me bazën. Vata ka pas periudhë të shkurtër, më pak se tre javore. PD e vetë humbi ketë avantazh. Kanë rënie, kjo s’ka të bëjë me pozitën, por me mënyrën si funksionin opozita. Berisha ka qenë dy herë, ishte gabim nga ana opozitës dërgimi i figurave që i bëheshin barrë kandidatit në krah”, deklaroi Elezi.