Vrasja dhe plagosja e efektivëve në Leposaviq, vjen reagimi nga qeveria Serbe: Do demaskojmë gënjeshtrat…

0
302

Qeveria e Serbisë ka reaguar pas ngjarjes së rëndë, të ndodhur në veri të Kosovës, ku një efektiv policie ndërroi jetë dhe dy të tjerë u plagosën.

Në një njoftim të shkurtër, qeveria njofton se Presidenti Aleksandar Vuçiç do flasë për ngjarjen në një konferencë shtypi pasdite.

Megjithatë, në njoftim thuhet se Vuçiç do demaskojë të gjitha gënjeshtrat e Albin Kurtit, të cilin e cilësojnë si “krijuesi i kaosit dhe ferrit në Kosovë”.

“Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, pasdite do t’i drejtohet mediave, ku do të dematojë të gjitha gënjeshtrat dhe shakatë e Albin Kurtit, krijuesit të kaosit dhe ferrit në Kosovë”, thuhet në njoftim.

Më herët, në një konferencë, kryeminsitri i Kosovës Albin Kurti hodhi akuza direkte ndaj Serbisë, teksa u shpreh se këto tensione janë të iniciuara nga Serbia. Ai deklaroi se 30 persona të armatosur kanë hyrë në territorin e Kosovësn ga Serbia dhe kanë hapur zjarr ndaj policisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here