Ja si Berisha i shpëtoi arrestimit, shfrytëzoi vrasjen e Hajdarit për grusht shteti dhe refuzoi të dëshmonte, zbardhen detajet nga raporti i DASH

0
56

Dje u shënuan plot 25 vite nga 14 shtatori i vitit 1998, datë në të cilën Partia Demokratike tentoi grusht shteti. Më 12 shtator u vra me armë zjarri Azem Hajdari dhe kjo u shfrytëzua nga lideri demokrat i asaj kohe, Sali Berisha për të rrëzuar qeverinë. Grupe të armatosura mësynë në Kryeministri duke detyruar Nanon të arratiset drejt Maqedonisë. Si për ironi, i njëjti individ që tentoi grusht shteti 21 vite më parë, po tenton të njëjtën gjë dhe sot. Por këto ngjarje kanë bërë bujë dhe te ndërkombëtarët. Ka qenë Departamenti Amerikan i Shtetit për të Drejtat e Njeriut, i cili në një raport të publikuar disa vite më parë ka hedhur dritë mbi situatën në vitin 1998. “Më 12 shtator 1998 deputeti i PD dhe kryetar i Komisionit Parlamentar të Mbrojtjes Azem Hajdari, u vra në një atentat pranë selisë së PD, çka solli protesta të dhunshme. Gjatë funeralit të tij më 14 shtator 1998 mbështetës të armatosur të PD bastisën zyra qeveritare për një kohë të shkurtër, si Parlamentin, televizionin shtetëror dhe radion. U duk sikur ish-presidenti Berisha do të kryente një grusht shteti, por pas 72 orësh u rivendos rendi dhe protestuesit dorëzuan tanket që kishin marrë. Më pas Parlamenti hoqi imunitetin e Berishës për rolin e tij në kryengritjen, por përfundimisht mbi të nuk u ngritën akuza. 12 njerëz u arrestuan për dhunën. PD refuzoi të merrte pjesë në të gjitha funksionet shtetërore në nivel kombëtar pas vrasjes së Hajdarit, duke bojkotuar dhe Parlamentin”, thuhet në raport. Refuzimi i dëshmisë aty tregohet dhe ajo që ende nuk është qartësuar. Berisha ishte i pari që pas vrasjes tregoi me gisht autorët, por kur erdhi puna për të dëshmuar para drejtësisë refuzoi. DASH tregon se si që në atë kohë ish-lideri i PD refuzoi të dëshmonte. “Zyrtarët e PD përfshi dhe Berishën, refuzuan të dëshmonin në hetimet për vrasjen e Hajdarit, duke argumentuar se hetimet ishin të motivuara politikisht. Kryeministri Nano dha dorëheqjen në shtator 1998 duke cituar mungesë mbështetjeje brenda Partisë Socialiste. Pandeli Majko, ish-sekretari i Partisë Socialiste u bë kryeministër, ndërsa PD e drejtuar nga Berisha u rikthye në Parlament në korrik 1999, pas zotimit të qeverisë se të hetonte në tërësi dhe me drejtësi vrasjen e Hajdarit. Ndërkohë vazhdonte gjyqi kreut të Partisë së Legalitetit, Ekrem Spahia dhe 12 mbështetësve të tij për ngjarjet e shtatorit 1998 që pasuan vrasjen e Hajdarit. Më 5 shkurt 1999 Leka Zogu u arrestua në Johanesburg, ku kishte jetuar prej vitit 1979, për zotërimin e një arsenali ilegal armësh e municionesh. Ai u lirua me kusht 10 ditë më vonë. Në tetor 1999 Majko humbi udhëheqjen e partisë ndaj Fatos Nanos duke u detyruar të dorëhiqej nga posti i kryeministrit disa javë më vonë. Ilir Meta e pasoi atë në post”, thuhej në raport.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here