Deputetja Merita Bakiu ka njoftuar se nuk do të jetë më në grupin parlamentar “Aleanca për Ndryshim” e Fatmir Mediut.
Mësohet se Bakiu do të bashkohet grupit të deputetëve që mbështesin Lulzim Bashën.
Ndërkohë grupit parlamentar “Aleanca për Ndryshim i është bashkuar një tjetër deputet, bëhet fjalë për Petrit Dodën.
Këto ndryshime u bënë të ditura nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla në seancën e sotme parlamentare.