Sot takimi i Bardhit me deputetët e Berishës, Kulluri: Harroi ‘non gratën’ e SHBA, bashkimi i PD i pamundur

0
68

Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Edvin Kulluri ka komentuar dje situatën e krijuar brenda kampit blu. Teksa sot Gazment Bardhi do të mbledhë sërish deputetët e Berishës në një takim, Kulluri thotë se ai e paska “harruar” dhe lënë pas krahëve faktin që Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë shpallur non grata. Po ashtu, Kulluri thotë se tashmë bashkimi është i pamundur. “Opozita rregullohet me akte konkrete. Kur PD perceptohet e përçarë, nuk e ndihmon në rritje. Bashkimi është i pamundur në kushte ku jemi. Arsyeja përse u ndanë nuk ka rënë, janë aty, shpallja non grata e Berishës. Me sa duket për Bardhin s’ka më rëndësi opinioni i SHBA. Mirë është të jenë seriozë kur marrin hapa. Ky kusht nuk ka rënë, ndërkohë që kemi edhe Rithemelimin që mori përsipër të rrëzonte qeverinë, revolucion, derisa u katandisën me 400 veta në protestë. Ky stil i revolucionit nuk funksion. Çështja është ca do ndikojë në kushtet e reja. O do bien kushtet e ndarjes, ose duhet të rriten të dy palët paralelisht, ose njëra aq shumë sa të kapërcejë kufirin e 700 mijë votave për t’u bërë opozitë fituese. Rithemelimi më 14 maj mori goditje shumë të rëndë”, deklaroi ai. Po ashtu, ai akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se nuk arriti dot të bashkonte PD-në. “Qëndrimi im ndaj Bashës nuk është personal, por politik. Kam qenë i qartë që zgjedhjet nuk do fitoheshin që në vitin 2021, kjo për mungesën e besimit të shqiptarëve. Basha më ka ftuar të bisedojmë që prej nëntorit të vitit të kaluar. Ky insistim tregon se ka një reflektim serioz dhe të thellë. Prania e Kadillit si rival i Bashës është sinjal i qartë. Sot kemi dy PD dhe jo një. Do doja që të kishte një parti. Politika është dinamike. Ajo që them unë është se ky popull opozitar që nuk e do Berishën, kanë kryetar Bashën. Pse u ktheva në PD? U ktheva, pasi kanë ndryshuar kushtet. Ky është veprim i drejtë besoj. Basha reflektoi kur më ftoi për diskutime, kjo tregon se ka një reflektim. Rithemelimi, më 6 mars dhe 14 maj, dështoi në mënyrë spektakolare për të rrëzuar qeverinë e Ramës. Çfarë e pengoi Berishën të fitonte në shtëpi, në Tropojë? Pse nuk fitoi? Apo në Kukës. Palët nuk e kanë parë të vërtetën në sy. Jemi në një situatë tjetër, kemi dy parti. Në momentin që Basha fton rivalët  e vetë, tregon reflektim. Berisha nuk arriti dot të bashkonte PD-në, çfarë do që të bëjë nuk fiton dot ato 100 mijë vota pasi ndarja është e qartë. Në këtë situatë me 2 parti çfarë do bëjmë? O do rrimë në shtëpi, ose do japim kontribut”, nënvizoi Kulluri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here