Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko ka zbuluar dje se marrëdhëniet e PD dhe kryetarit të saj Lulzim Basha me ndërkombëtarët, janë intensive dhe në nivelet më të larta. Gjatë bisedës ai ka zbuluar edhe një episod kur ka qenë prezent në zyrën e Bashës dhe ky është telefonuar, nga një zyrtarë i lartë nga SHBA. “Te jesh e sigurt që Zoti Basha ka komunikim me ndërkombëtarët, sepse kam qenë vetë prezent, rastësisht një ditë në zyrë ndodhi që u telefonua me dikë shumë të rëndësishëm nga SHBA dhe mua më bëri shpresëplotë”, tha Bejko. I pyetur se sa mbështetje ka Basha, Bejko u përgjigj: Besoj se po, megjithatë të shikojmë. Në kuptimin që është kryetari i Partisë Demokratike, ka mbështetjen brenda Partisë Demokratike, se pyetja ishte pse u kthye dhe Basha, ta marrim këtë përgjigje. Basha u kthye sepse e gjeti terrenin të lirë, një vit e gjysëm që u largua, askush nga lidershipi që la Basha në krye të PD, apo edhe dikush nga jasht, nuk u investua që të ishte ai fituesi i garës.” Gjithashtu Roland Bejko, është shprehur se është besnik i ideve të tij dhe as i kryedemokratit Lulzim Basha dhe as i ish-kryeministrit Sali Berisha. Sipas Bejkos, Basha dhe Bardhi kanë pasur marrëdhënie dhe bashkëpunim të mirë me njëri-tjetrin, por ky i fundit zgjodhi të vetëlargohej. “Nuk jam besnik i Bashës dhe nuk kam qenë as i Berishës, por i ideve të mia dhe PD-së. Besnik nëse e relativizojmë, patjetër, për aq kohë sa na bashkojnë të njëjtat ide. Për aq kohë sa ndahemi në ide, qëndrimet politike, secili ndjek rrugën e tij. Deri në ditën që është bërë mbledhja e partisë, Basha ka qenë shumë i lidhur. Unë di që Basha dhe Bardhi kanë qenë të afërt dhe bashkëpunëtor. Bardhi u vetë largua. Në momentin që del kundër qëndrimeve të partisë edhe kur je titulluar, largohesh nga partia. PD mori një vendim dhe u fut në zgjedhje. Mua Gaz Bardhi nuk më ka mbështetur kur kam kandiduar për kryetar bashkie të Tiranës për zgjedhjet lokale të 14 majit. Mua Bardhi jo vetëm që nuk më mbështeti por më ka bllokuar, më prishi punë”, u shpreh Bejko.