Dje u shënuan plot 25 vite nga vrasja e themeluesit të Partisë Demokratike, Azem Hajdarit, një prej personaliteteve më të rëndësishme të viteve të para të pluralizmit në Shqipëri. Në këtë përvjetor, avokat i njohur, Idajet Beqiri zbuloi edhe disa detaje nga ngjarja. Gjatë një interviste për gazetën “SOT”, avokat Beqiri zbuloi Azem Hajdari nuk ishte planifikuar të vritej atë natë, ndërsa akuzoi ish-kryeministrin Sali Berisha se është personi i cili ka nxjerrë në pritë atë. Sipas tij, Berishës i interesonte eliminimi i Azem Hajdarit. Ndërkohë ai akuzoi kreun e “Foltores, Sali Berisha dhe kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta se janë gjithashtu përgjegjës për vrasjet në Tropojë, teksa bën me dije se në masakër u përfshinë mbi 26 vrasës e kriminelë, disa prej tyre janë eleminuar.
-Avokat Beqiri, dje janë shënuar plot 25 vite nga vrasje e Azem Hajdarit. Në përkujtim të 25-vjetorit të rënies së Azem Hajdarit,Grupimi “Dhjetor ‘90” organizoi një ceremoni në “Varrezat e Dëshmorëve,” me pjesëmarrjen e Sali Berishës. Të pranishëm ishin familjarë të Azem Hajdarit dhe politikanë të lartë të opozitës. Kreu i “Foltores” vendosi një kurorë pranë varrit të Azem Hajdarit dhe u përkul në nderim të veprës së tij, madje të njëjtën gjë ai e bëri edhe te memoriali i ish-deputetit të vrarë, pranë ish-selisë së Partisë Demokratike. Si e kujtoni ju atë ditë dhe në këtë moment çfarë është me rëndësi të thuhet për këtë vrasje sipas jush?
Është folur aq shumë për këtë vrasje dhe prapë nuk është zbardhur 100 për qind. Njerëzit mendojë se Fatmir Haklaj dhe kompania tjetër e tyre u nisën nga Tropoja për të vrarë Azem Hajdarin dhe kjo ka dal e qartë nga gjykimi i çështjes, por kjo nuk është e vërtetë. Nisja e tyre nga Tropoja në Tiranë erdhi për një qëllim sepse Fatmir Haklaj ishte hequr nga Policia e Shtetit sepse kishte bërë disa vepra dhe ata donin ta rikthenin sërish dhe erdhi me xhaxhain e tij që të ndërhynte tek Arben Imami dhe i tha na i rregullo Fatmirin që të kthehet në punë. Për këtë shkak shkuan edhe në malin e Dajtit ku ishte Imami dhe e takuan. Pak ditë më parë Muharrem Haklaj kishte qenë në zyrën e Azem Hajdarit sepse ishte vrarë Shkëlqimi dhe pas asaj vrasje kanë ndodhur shumë vrasje në Tropojë dhe ishte dora e Saliut 100 për qind, i cili pasi vrau Shkëlqimin ai e dinte se do bëhej kasaphanë. Muharrem Haklaj mori betimin burrëror, moral prej Hajdarit dhe tha se këtë vrasje dhe nuk ke dorën nga unë dhe drejtoi dorën nga zyra e Berishës. Si degjeneroj kjo, kur erdhën dhe po prisnin që të merrnin kasetën tek Hajdari dhe po prisnin, ai u vonua dhe ata me një makinë po prisnin aty. Aty ngjitur ka qenë një lokal që shkonin udhëheqësit e PD që pinin kafe dhe aty është futur mbesa e Berishës dhe e ka vënë në dijeni Berishën se Fatmir Haklaj është pranë selisë së PD. Azemi atë ditë ishte në një takim dhe është marr në telefon nga Berisha, i cili i ka thënë hajde në zyrë dhe Azemi ka ardhur është futur tek zyra dhe në këtë moment është futur në zyrë këshilltari i Azemit dhe thotë se kërkojnë Azemin dhe thonë se është një makinë e dyshimit tek selia dhe Berisha i thotë Azemit dhe i thonë dil dhe sqaroi. Nëse ata donin që ta vrisnin do ta vrisnin kur ai hyri në zyrë sepse ata aty ishin. Pastaj Azemi ka dal ka shkuar në zyrë dhe ka shkuar me pistoletë në dorë dhe Fatmir Haklaj tha ku shkon ky me pistoletë dhe ata kanë menduar se Azemi do t’i qëllonte. Por Azemi nuk e dinte se ishte Fatmir Haklaj, po Berisha që e dinte e përdori këtë situatë.
-Si gjithmonë avokat jeni shterues. Por më lejoni t’ju pyes se ujt i interesonte vrasja e Azem Hajdarit, çfarë është bërë me provat e këtij rasti?
Problemi është kush përfitoj dhe kush ishte skenaristi i kësaj. Skenaristi me një djallëzi të jashtëzakonshme arriti ta kthente në tragjedi dhe ishte Sali Berisha. E vërteta është se Saliu e ka pranuar vetë se Azemin e vrava unë se unë e nxora në pritë. Po ai duhet që të merrte Ministrinë e Brendshme dhe policinë dhe të thoshte është një makinë e dyshimtë, ai se bëri këtë dhe i tha dil dhe sqaroje këtë gjë. Ai e manipuloi ngjarjen e mori prokurorinë e bleu dhe i tha si ta bënte procesin dhe të përziente edhe shtetin madje akuzoi dhe Fatos Klosin. Berisha ngatërroi edhe Izet Haxhinë që nuk ishte fare në vendngjarje dhe nuk kishte fare lidhje me këtë ngjarje, ata atë ditë as nuk janë takuar me njëri-tjetrin.
-Si shpjegohet raporti i mirë mes Berishës dhe familjes së Azem Hajdarit?
Fatmira Hajdari e di mirë si është e vërteta, e di që Sali Berisha është vrasës dhe për të shpëtuar fëmijët është gati që të bëjë pakt me të dhe ti thotë ti je hero.
-Sa i përket vrasjes së djemve të familjes Haklaj?
Është një proces në hetim, kanë qenë të organizuara vrasjet. Kryeministrit Ilir Meta që ka qenë në atë kohë ka bërë plane me Berishës për të pastruar Tropojën gjoja nga kriminelët. Kanë qenë 26 persona të angazhuar për vrasjen e tyre, shumica janë të Tropojës, disa prej tyre që janë vrarë sot. Tashmë SPAK duhet që të thotë fjalën e vetë, SPAK duhet që ta hetoj këtë ngjarje sepse nuk është ngjarje e vogël.
Intervistoi: Rigels Seliman









































