Ish-kreu i Shërbimit Informativ të Shtetit (SHISH), Fatos Klosi thotë se Sali Berisha ishte përfituesi kryesor nga vrasja e Azem Hajdarit, i cili u ekzekutuar afërsi të ish-selisë së Partisë Demokratike, si dje 25 vite më parë. Teksa ditën e djeshme ishte i ftuar në një studio televizive, Klosi theksoi se Sali Berisha gjithmonë ka mashtruar dhe sajuar ngjarje në funksion të propagandës së tij politike. “Mua më çudit fakti që akoma merreni me Berishën! Berisha njeriu që mashtron më shumë nga të gjithë që sajon ngjarje në funksion të politikës së tij dhe me çështjen Hajdari e trajtoi si deshi. Vazhdon që ta përdorë. Ka pasur plot indice. Ai ndihmoi! Nga pikëpamja e përgjithshme Berisha përfitoi nga vrasja e Azem Hajdarit. Berishën e kishte kërcënuar seriozisht edhe për drejtimin e PD-së. Unë nuk isha në Tiranë asokohe, e kishim paralajmëruar Azemin e dinim se ishte i kërcënuar”, deklaroi ai. Më tej Klosi rikujtoi se Sali Berisha, vetëm pak minuta pas vrasjes, doli publikisht dhe hodhi akuza e madje pretendonte edhe se e dinte se kush ishin vrasësit. Sipas Klosit, Berisha është marrë vetëm një herë një pyetje në Policinë e Tiranës, herë për të cilën u tremb shumë pasi siç thotë ai, ish-kryeministri e di se ka shumë gjynahet në supe. “Berisha nuk ka pranuar asnjëherë që të jetë dëshmitar. E di që prokuroria pretendoi që ta pyeste. Por për pak minuta pas vrasjes Sali Berisha doli se e dinte se kush ishin vrasësin. Vetëm 20 minuta ai ishte i pari që desh të tregonte se unë i di të gjitha. Berisha bëri deklarata politike dhe vazhdon akoma të thotë. E ka çuar paq deri tani”, nënvizoi Klosi.