Rusia së shpejti shkëmbim të burgosurish me SHBA, kush është “vrasësi” besnik i Putinit që presidenti rus po kërkon ta lirojë me çdo kusht

0
74

Moska po kërkon kthimin e Vadim Krasikov, vrasësit të burgosur në Gjermani për vrasjen e një disidenti çeçen si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve, sipas mediave të huaja. Emri i Krasikov është përmendur nga Kremlini në negociatat me zyrtarët perëndimorë. Ai shihet si “faktor kyç” në përpjekjet amerikane për të siguruar lirimin e të burgosurve, përfshirë Evan Gershkovich, një reporter 31-vjeçar i “Wall Street Journal” i akuzuar për spiunazh si dhe ish-marinari amerikan Paul Whelan, i cili u dënua për akuza për spiunazh në vitin 2020. Vetëm një javë më parë Whelan u pa në një video në një kanal rus. Ai po vuan një dënim 16-vjeçar në një koloni penale në rajonin rus të Mordovia. Administrata e Biden tha se ndalimi i të dy burrave, ishte i motivuar politikisht. Krasikov, 58 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm në dhjetor 2021 për “vrasjen me urdhër të shtetit” të Zelimkhan Khangoshvili, një shtetas gjeorgjian me origjinë çeçene. Khangoshvili u qëllua për vdekje në një shesh lojrash për fëmijë në një park të Berlinit në vitin 2019. Ai kishte qenë në shënjestër të rusëve që kur u arratis në Gjermani nga Gjeorgjia në vitin 2016. Ai dyshohet se udhëhoqi një bastisje të çeçenëve në vitin 2004, në të cilin u vranë disa zyrtarë të sigurisë. Rusia e përfshiu emrin e tij në listën e 19 terroristëve më të kërkuar të vendit, të cilat i dërgoi në vende të tjera, përfshirë Gjermaninë në vitin 2012. Megjithëse Putini ka kërkuar kthimin e agjentëve të tjerë, Krasikov u identifikua si një prioritet kryesor nga udhëheqësi rus. Në korrik, presidenti Joe Biden konfirmoi se ishte i interesuar për një shkëmbim të të burgosurve për Gershkovich, por nuk dha detaje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here