Mediat greke kanë publikuar një audio regjistrim ku për 45 sekonda dëgjohen të shtënat me armë zjarri ku mbetën të vrarë 6 persona.
Fillimisht u raportua se viktimat ishin shqiptarë, por më pas nga hetimet rezultuan se viktimat janë turq, por me karta identiteti franceze.
Ngjarja e rëndë ndodhi në periferi të Athinës. Në vendngjarje janë gjetur 60 gëzhoja dhe sipas vlerësimeve të para të policisë bëhet fjalë për larje hesapesh.
Sipas informacioneve, skenari më i mundshëm është ajo e larjes së hesapeve për çështje droge.
Autorët dhe viktimat njiheshin me njëri-tjetrin dhe duket se në fakt, të parët që kanë ngritur pritë kanë qenë personat që ndodheshin në makinën me targa gjermane.