Google search engine
Home Politike OLAF mbyll dosjen e Frida Krifcës për fondet e IPARD II në...

OLAF mbyll dosjen e Frida Krifcës për fondet e IPARD II në Shqipëri, ish-ministrja e Bujqësisë drejt burgut

0
140

Zyra Europiane kundër Mashtrimit Ekonomik, (OLAF) ka mbyllur dosjen e abuzimeve me fondet e bujqësisë që mban emrin e Frida Krifcës. OLAF që në mars 2023 erdhi në Shqipëri për të bërë hetimin teknik-kontabël të fondeve të tyre në AZHBR. Thuhet se, se skema e abuzimit 132 milionë Euro me fondet e BE, është nxitur e miratuar nga ish-drejtoresha e AZHBR, Frida Krifca. Pra Bashkimi Evropian shumë shpejt mund të ketë një vendim përfundimtar në lidhje me dyshimet se fondet e unionit për bujqësinë përmes programit IPARD II mund të jenë keqpërdorur në Shqipëri. Por thuhet se përveç SPAK, Zyra Evropiane kundër mashtrimit Ekonomik do e çojë raportin e përgatitur në duart e institucioneve më të lartë të BE-së. “OLAF mund të konfirmojë se sapo ka mbyllur hetimin në lidhje me supozimet për keqpërdorim të financimit nga programi IPARD II i BE-së në Shqipëri. Si rezultat i përfundimit të hetimit, OLAF tani ua ka transmetuar raportin përfundimtar dhe rekomandimet e saj autoriteteve kompetente përkatëse”, tha OLAF për mediat ditën e djeshme. Zëdhënësja e OLAF Victoria Hansson Malmlof, bën me dijë se raporti është konfidencial dhe vendimi pritet nga institucionet e tjera. “Për të respektuar konfidencialitetin e hetimit, të çdo procedimi të mundshëm pasues, të të drejtave procedurale dhe të dhënave personale, OLAF nuk është në një pozicion për të komentuar më tej në këtë fazë.”

Frida Krifca drejt burgut

Krifca, ishte e para ministre e Bujqësisë, nën drejtimin e së cilës Bashkimi Evropian bllokon fondet për bujqësinë shqiptare. Nën lupën e drejtësisë janë hallkat kryesore që kanë bërë lidhjet me shpërndarjen e fondeve të BE. Kryesorja është Frida Krifca. Dyshohet se aty janë pranuar ryshfet në forma të ndryshme dhe të njëjtin e kanë ndarë me njëri-tjetrin me qëllim që në mënyrë të kundërligjshme të përfitonin pasuri. Përveç kësaj paratë e ardhura nga Bashkimi Evropian nuk kanë shkuar për fermerët, por për qoka ndaj pushtetarëve dhe biznesmenë të fuqishëm. Mirë kjo, po investimet ata nuk i kanë bërë në bujqësi sipas programit, por i kanë investuar për vilat e tyre personale në bregdet. Abuzimet e AZHBR i konstatoi në vitin 2019 dhe KLSH. Në raportin e tyre thuhej se në Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor Rural, ish-drejtoresha Frida Krifca, ka bërë abuzime të shumta financiare në buxhetin administrativ e grande bujqësore të fermerëve. Ka mbajtur të fshehtë, zhdukjen e kontratave për investime rikonstruksione zyrash rajonale të AZHBR, me vlera mbi 200 milionë lekë, si dhe zhdukja e kontratës 135 milionë lekë, me objekt “Studimi i mizës së ullirit”; për të cilën është kërkuar ndjekje penale. Në shkelje të ligjit, me urdhër personal si drejtore e AZHBR, Frida Krifca ka përdorur 25% të fondit të grandeve bujqësore e blegtorale, për reklama mashtruese ndaj donatorevë e fermerëve. Shkelje e rëndë është mos-veprimi për 2 miliardë lekë të reja kredi të dhëna e të pashlyera, duke i cilësuar “humbje pa kthim”, kur bizneset janë aktive e me pasuri të shumta; ndërkohë që këto vlera nuk i kanë përdorur për biznese agro-bujqësore. Paçka se ligji e përcakton, që grandet jepen vetëm për fermerët, rezulton se 70% e vlerës është marrë nga biznesmenë ndërtimi e transportesh, madje dhe nga ndërtues kullash.

Si Rama e lëshoi Frida Krifcën

Përveç kësaj, për Frida Krifcën dihet si do të përfundojë historia pasi fatin e tij “e vulosi” Edi Rama. Kryeministri ndoqi të njëjtën rrugë si me Arben Ahmetajn. Ky i fundit, para se t’i dorëzohej drejtësisë nga mazhoranca për aferën e inceneratorëve, Rama e “zhveshi” nga çdo post në qeveri, ku mbante detyrën e ministrit të Rindërtimit dhe zv.kryeministrit, po ashtu edhe në PS-së, ku mbante postin e drejtuesit politik në Qarkun e Vlorës, ku për ironi të fatit u zëvendësua nga Blendi Klosi. Rama e la Ahmetajn vetëm një deputetë të thjesht dhe historia e tij sot dihet, ndodhet në arrati pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK dhe shumë shpejt mund të shohë dhe qelinë e burgut pas shpalljes në kërkim ndërkombëtar. Njësoj Rama veproi dhe me Krifcën duke e larguar nga Ministria e Bujqësisë dhe duke e lënë pa asnjë post.

Si nisi hetimi i OLAF

Më 4 maj 2021, një dëshmitar nga Tirana u lidh përmes aplikacionit Skype me Brukselin për të denoncuar një histori abuzimi me fondet e programit të ndihmës për bujqësinë, IPARD II dhe Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, AZHBR. Në njërën anë të kompjuterit gjendej Romeo Nazarko, 43 vjeç, inxhinier në profesion dhe ekspert pronash në Tiranë, ndërsa në anën tjetër dy hetues të Zyrës Europiane kundër Mashtrimit, OLAF  institucion i vetëm i mandatuar për të hetuar dhe ndaluar mashtrimin me fondet e Bashkimit Europian. Nazarko kishte aplikuar në vitin 2019 në AZHBR për të siguruar mbështetje për zhvillimin e një sipërfaqeje prej 23 hektarësh tokë në vendlindjen e tij në Ersekë – ku planifikonte të mbillte gështenja, lajthi, arra dhe bajame në një sistem zinxhir zhvillimi me banorët e zonës. Por aplikimi i tij u refuzua nga AZHBR. Me një dosje voluminoze mbi tavolinën e zyrës, Nazarko i tha BIRN dy vjet më vonë se besonte që u skualifikua, pasi nuk ndoqi ‘rrugën e korrupsionit’. “Unë ndoqa udhëzuesit e BE-së për aplikantët dhe bëra një dosje super të kompletuar. Por e kisha ndarë mendjen; zero bakshish,” tha ai. Hetimet trevjeçare të OLAF nxitën Komisionin Evropian që të pezullonte në mesin e korrikut programin më të rëndësishëm të ndihmës për bujqësinë në Shqipëri, për shkak të dyshimeve për korrupsion. Programi IPARD ofron dhjetëramilionë euro në ndihmë të bujqësisë në Shqipëri dhe në vendet e tjera anëtare për kandidim. IPARD II, i cili u zbatua mes viteve 2014 dhe 2020, i dha Shqipërisë mbi 71 milionë euro, ndërsa programi IPARD III pritej ta rriste ndihmën në masën 146 milionë euro. Programi ofron kryesisht mbështetje për investimet në pasuritë fizike të fermave bujqësore, investimet në lidhje me përpunimin dhe tregtimin e produkteve bujqësore dhe peshkimit si dhe diversifikimin e këtyre fermave

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here