Aktivistja e njohur Evi Kokalari ka demaskuar pazaret dhe fundin tragjik që e pret “Foltoren” e Sali Berishës në zgjedhjet e 2025. Në një reagim në rrjetet sociale, ajo ka sulmuar ashpër deputetin e Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi i cili ka mbledhur ditën e djeshme deputetët e Metës dhe Berishës dhe aleatët e saj. Kokalari e quan Bardhin një hipokrit. “O Gaz Bardhi, po ty do të të besojmë ne? Përpara zgjedhjeve të 14 Majit, ti ishe në komunikim të vazhdueshëm me Këlliçin, dhe me një grup të vogël brenda rithemelimit, por dhe brenda PD së Alibeajt, ju po i hapnit varrin Berishës mbas humbjes që ju e dinit ishte e sigurt në 14 Maj. Naiviteti im që mendova se do bashkoheshit me Berishën vetëm e vetëm që rithemelimi të hynte në garë më logon e PD zyrtare dhe jo Ilir Metën. Sapo u kthye Lulzim Basha në PD, qe ne fakt ty të dha jete, dhe mbas dy vitesh qe e luftove rithemelimin, po mbledh ti deputet e opozitës? Në fakt ti je po aq hipokrit sa vetë Berisha. Dhe fakt mbetet vetëm një: ju të gjithë do zëvendësoheni në zgjedhjet e 2025! Këtë premtim ja jap Berishës, se ju të tjerët jeni vemjet më të ulëta që ka njohur politika e 32 viteve të fundit, dhe nuk meritoni asnjë vëmendje”, tha Kokalari.
Pazaret e kullës
Në një reagim tjetër në rrjetet sociale, Kokalari dje zbardhi prapaskenat se si të korruptuarit po mbajnë njëri-tjetrin në pushtet nëpërmjet pazareve të tyre të pista. Situatën në PD, ajo e quan luftë për pushtet të Sali Berishës. “Kjo në PD është luftë për pushtet, pushtet të Sali Berishës. Më mori kohë ta kuptoj, por nuk kam asnjë dyshim për këtë. Berisha nuk do t’ja dijë për zgjedhje të lira, sepse asnjë nga garat e PD-se së tij mbas ‘rithemelimit’ nuk ishin të lira. Ky ishte zhgënjimi im i parë. Koalicioni me Metën i vuri kapak çdo shprese që kisha për një PD ndryshe, dhe pse jo konservatore. Berisha nuk do të pastrojë qeverinë nga korrupsioni i Edi Ramës, sepse kulla e malit flet qartë dhe pastër. Kjo është luftë për pushtet të Berishës, dhe rotacion të klaneve të korrupsionit, dhe duhet ndaluar me çdo formë, dhe pa asnjë diskutim me ndihmën e Amerikanëve”, u shpreh Kokalari ndër të tjera.
Si Kokalari e demaskoi Berishën
Pak kohë më parë Kokalari demaskoi pazaret e Berishës dhe Ramës për kullën në mes të Tiranës. Ajo tha se pronarë janë Gim Zeqo dhe Ilir Shpufi, ortaku i Shkëlzen Berishës. Madje ajo shkoi edhe më tej, ku thotë se ky projekt është aq i madh sa në këmbim kanë shitur edhe zgjedhjet e 14 majit që ikën dhe ato të 2025-ës. Sipas saj Shkëlzeni merr mijëra dollarë në muaj nga oligarkët. “Pengesa tjetër është Sali Berisha dhe gënjeshtra që ai ndërtoi me rithemelimin, viktimë e të cilës kam qenë vetë. Për sa kohë që Shkëlzen Berisha është partner i heshtur tek Nova Construction, dhe Nova është partner kryesor tek kulla e malit të Tiranës, ne nuk do ta fitojmë 2025. Mos bëni asnjë gabim, Rama nuk ka lejuar kullën më të lartë për opozitën, se i dhimbset Shkëlzeni! Ky i fundit duhet të verifikojë që nuk përfiton financiarisht nga Shtufi. Por si mund ta bëj këtë kur ai vilën e ka me qira nga Shtufi dhe kursen €8000 në muaj. Gazetarët e kanë vlerësuar qiratë e këtyre vilave tek €10,000 në muaj. Kam dëgjuar që ambasadat paguajnë €15,000/ muaj në atë zonë. Shkëlzeni me sa duket paguan €2000 në muaj. €8000 x 12 =€96,000 ose gati $110,000 kursim në vit”, tha ajo. Kokalari theksoi se ose vila është e Shkëlzenit por e ka vënë në emër të Shtufit dhe paguan një qira simbolike, ose ata janë partner. “Sa për krahasim, një rrogë vjetore prej $110,000 në New York konsiderohet rrogë shumë e mirë. Mesatarja është diku tek $65,000, dhe për emigrantët shumë më pak së aq. Atëherë çfarë interesi ka Shtufi ti jap Shkëlzenit 80% ulje apo $110,000 çdo vit? Kjo nuk bëhet nga miqësia. Ose vila është e Shkëlzenit por e ka vënë në emër të Shtufit dhe paguan një qira simbolike sa për sy dhe faqe dhe në këtë rast është për t’u admiruar besimi i madh që Shkëlzeni ka tek Shtufi, ose këta janë partner dhe rregullohen nëpërmjet bizneseve të tjera”, shkroi ajo.