Zgjedhja e strukturave drejtuese/ PD njofton lëvizjen e radhës, ja çfarë pritet të ndodhë të shtunën

0
91

Partia Demokratike nën drejtimin e Luzim Bashës ka njoftuar anëtarët se mbledhja e Këshillit Kombëtar do të bëhet të shtunën në orën 11:00.

Në njoftimin që u është dërguar anëtarëve thuhet se mbledhje do të bëhet për të zgjedhur strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.

Kujtojmë që pak ditë më parë Basha mblodhi Kuvendin Kombetar ku nder vendimet e miratuara ishte edhe shkarkimi i Gazment Bardhit nga kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike.

Ndërsa sot, Basha zhvilloi një mbledhje të Kolegjit të Kryetarëve, ku edhe paralajmëroi përzgjedhjen e listave e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Gjatë mbledhjes së Kolegjit të Kryetarëve, Basha nuk përjashtoi as mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme, teksa deklaroi se “synimi është që brenda 31 marsit PD të evidentojnë dhe të lançojë 140 kandidatët për deputetë dhe në rast të mospasjes së të papriturave politike dhe elektorale, nëse zgjedhjet e ardhshme do zhvillohen ne afatet e caktuara nga Kodi Zgjedhor”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here