Në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD zyrtare u vu re mungesa e ish-Kreut të Grupit Parlamentar, ish-ushtruesit të kreut të PD, Enkelejd Alibeaj. Vete Alibeaj e ka justifikuar mosprezencen e tij me impenjime partiake jashtë Shqipërisë. Por a ka arsye tjetër që Alibeaj të mungojë në këtë aktivitet shume të rëndësishëm të PD-se zyrtare?
Sipas informacioneve, Enkelejd Alibeaj ka deklaruar në mbledhjet e Kryesisë së PD-se zyrtare, se do e mbështeste Lulzim Bashën vetëm nëse në statut do të vendosej një dispozitë, që nëse kryetari do të humbiste zgjedhjet e 2025-en, ai do të dorëhiqej.
Por kjo nuk ka ndodhur, pasi në ndryshimet statutore që pritet te miratohen, nuk ka asnjë dispozite qe te detyroj Kryetarin e PD zyrtare të largohet nga drejtimi i partisë nëse humbet zgjedhjet e ardhshme. Pyetja qe shtrohet është: Enkelejd Alibeaj mungon në këtë aktivitet te Kuvendit Kombëtar pasi vërtetë është jashtë vendit i impenjuar për partine, apo është i mërzitur se pse kërkesa e tij nuk është marre parasysh?
Enkelejd Alibeaj a do i shkelë parimet e tij, konkretisht për vendosjen e diapozitës për dorëheqjen e kryetarit, apo nuk do i pranojë ato?