Deputetja demokrate Ina Zhupa, ka publikuar dje një letër të ish-kongresmenit amerikan Joseph J. DioGuardi, i cili ia ka dërguar Ndihmës Sekretares së Shtetit, Michelle J. Sison për të mos lejuar që Parku Kombëtar i Butrintit të mos privatizohet nga një fondacion privat si Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim. Në letrën e DioGuardit, shkruhet se privatizimi e dëmton rëndë Parkun e Butrintit. Po ashtu, ish-kongresmeni e ka krahasuar parkun me parkun Yelloëstone në SHBA.“Ndjehem jashtëzakonisht mirënjohëse për punën e madhe për fuqizimin e mirëfilltë e të sinqertë të marrëdhënieve dypalëshe, si dhe të përpjekjeve të fuqishme që ish-kongresmeni i SHBA, Joseph J. DioGuardi, aktualisht dhe President e Themelues i Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane (“AACL”), po bën për mbrojtjen e pasurisë sonë me vlera të jashtëzakonshme universal, Parkut Kombëtar të Butrintit. Së fundmi, ai i ka dërguar një letër Ndihmës Sekretares së Shtetit, Michelle J. Sison, ku unë Ina Zhupa, si deputete e Kuvendit të Shqipërisë, dhe Drejtoresha e Përgjithshme e UNESCO-s, Dr. Audrey Azoulay, jemi subjekte për dijeni të kësaj korrespondence. Ish-kongresmeni shpreh entusiazmin për kthimin e SHBA në UNESCO, një vendimmarrje që na lumturon të gjithëve, dhe sqaron se: “Veprimet e AADF-së i tejkalojnë së tepërmi caqet e mandatit ligjor të organizatës, dhe duhet të kufizohen. Siç mund ta dini, korporata mëmë e AADF-së, Fondi Shqiptaro-Amerikan i Ndërmarrjeve, u themelua në vitin 1996 në zbatim të Ligjit “Mbështetja për Demokracinë në Evropën Lindore” të vitit 1989 (zakonisht i quajtur “Ligji SEED”)”, shkruan ajo. Sipas saj, ai rekomandon që të adresohet kjo anomali të madhe në trajtimin e Pasurisë së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrinit bga AADF-ja.“Të gjithë ne mund të imagjinojmë se si do të ndiheshim në SHBA nëse një fondacion i huaj do të ofronte ndërtimin e një qendre vizitorësh në Parkun Kombëtar Yelloëstone në këmbim të marrjes përsipër të zotërimit, kontrollit, përdorimit dhe menaxhimit të plotë të këtij thesari kombëtar të SHBA-së.” Ai kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të saj duke shkruar se “do t’ju rekomandoja me respekt që ta adresoni këtë anomali të madhe në trajtimin e Pasurisë së Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Butrintit nga AADF-ja”, tha ajo.



































