Google search engine
Home Kronike Aksident te Diga e Liqenit, mjeti futet në zonën e këmbësorëve

Aksident te Diga e Liqenit, mjeti futet në zonën e këmbësorëve

0
98

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm te Diga e Liqenit Artificial.

Aksidenti mësohet se ndodhi rreth orës 05:00 të mëngjesit, kur një mjet tip BMW X6 është futur tek diga e liqenit artificial dhe është përplasur më pas me murin rrethues.

Makinë e tipit “X6” po udhëtonte në “Rrugën e Kosovarëve”, ka dalë nga rruga duke fluturuar nga barrierat dhe ka përfunduar në digën e Liqenit të Tiranës.

Mjeti është përplasur në zonën e autorizuar vetëm për këmbësorë. Policia ka nisur hetimet teksa drejtuesi është larguar pas aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here