“Vëlla, po presim haber…”! Del në skenë e-maili që zbuloi njohjen e vjetër dhe implikon Beqajn

0
85

Zbardhen detaje të reja lidhur me hetimin për koncesionarin e sterilizimit me vlerë afro 100 mln eurosh për të cilën janë arrestuar ish zv/ ministri i Shëndetësisë Klodian Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj si dhe 6 zyrtarë janë nën hetim në gjëndje të lirë.

Sipas SPAK” kontrata koncesionare ka fryrë kostot me 56.4% krahasuar me sektorin publik”

Gjatë hetimeve është sekuestruar posta elektronike e biznesmenit Ilir Rrapaj e mes tyre janë dhe dy emaile që ky i ka dërguar zv/ministrit Klodian Rjepaj në shkurt dhe mars të vitit 2014, përmes së cilave i dërgon dy studime të universitetit të Peruxhias, që u përfshinë më pas në studimin e fizibilitetit.

Në email duket raporti i ngushtë miqësor mes tyre, një raport i cili ka nisur që në auditoret e fakultetit

“I dashur Fra’! Ky është teksti që të paralajmërova, për të cilin Vanesa më shkruante. Hidhi një sy dhe na çoni haber. Shpresoj të të ketë lëshuar sadopak dhimbja e veshit tanimë,” i shkruante Rrapaj zv.ministrit Rjepaj.

Në të njëjtën ditë, më 17 mars 2014, zv.ministri ia pason emailin shefit të tij, ministrit të atëhershëm Ilir Beqaj në emailin zyrtar dhe atë privat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here