Gazetari i njohur del me deklaratën e fortë: Ja ministrja e Ramës që hyn në “rrethin e ferrit”, SPAK në hetim 3 çështje

0
99

Gazetari Klodian Tomorri sot publikoi një lajm në lidhje me një urdhër të SPAK-ut dhe oficerëve të BKH-së për gjeneralët e ushtrisë shqiptare, sekuestrime telefonash dhe veprime konkrete procedurale.

“E vërteta është se oficerët e BKH-së dhe SPAK-ut kanë qenë më shumë sesa një herë në Ministrinë e Mbrojtjes, ndoshta me dhjetëra, dhe çështjet në hetim nuk janë një, por disa.

Pra, nuk ka një çështje si ajo që përflitet e Sarandës, ku te forcat detare pretendohet se është bërë një kontratë e paligjshme, korruptive, një objekt i komandës së marinës detare është në hetim nga SPAK-u, etj., por janë 3 çështje.

Së pari, është kallëzimi i ish-deputetit të PD-së, ish-Shefit të Shtabit të Ushtrisë, Xhemal Gjunkshi, i cili ka kallëzuar në vitin 2019 ministren Olta Xhaçka, pasi ka shkuar gjatë zgjedhjeve lokale të atij viti me helikopterin e ushtrisë në fushatë.

E dyta, është një çështje në lidhje me flotën tonë detare në Shëngjin të Lezhës. Te baza e kësaj flote është bërë një ndërtim. Ndërtimi ka një tjetër skandal më vete, pasi qytetari që e ka kryer ka lejen në dorë të dhënë nga dy kryetarë bashkie, ai i PD-së dhe ai i LSI-PS.Kanë qenë të dy këta kryebashkiakë që kanë shtyrë procedurat, më pas është dhënë dhe firmosur edhe leja e ndërtimit. Pra, një objekt privat brenda një baze ushtarake detare.

Dhe e treta është ajo e godinave dhe e të gjitha ambienteve të flotës detare në Sarandë”, shprehet gazetari.

Pra, Olta Xhaçka, sot ministre e Jashtme, hetohet për 3 çështje të ndryshme gjatë kohës që ka qenë ministre e Mbrojtjes dhe në atë periudhë janë këto 3 hetime të ndryshme nga njëra-tjetra në SPAK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here