“Një nga vendet më të rrezikshme në botë”/ Çfarë po ndodh? 7mijë ushtarë zbresin në terren

0
107
In this photo provided by El Salvador's presidential press office, inmates identified by authorities as gang members are moved at the prison, Terrorism Confinement Center, in Tecoluca, El Salvador, Wednesday, March 15, 2023. (El Salvador presidential press office via AP)

Ushtarët dhe policia në El Salvador kanë rrethuar të gjithë departamentin qendror të Cabanas si pjesë e luftës së vazhdueshme të Presidentit Nayib Bukele kundër bandave. Sipas presidentit mëngjesin e kësaj të mërkurë në një aksion të madh prej 7,000 ushtarë dhe 1,000 oficerë policie kanë vendosur një gardh sigurie rreth kësaj zone me qëllim që të ndalojnë  largimin e anëtarëve të bandës dhe të thyejë zinxhirët e tyre të furnizimit.

Ndërkohë thuhet se nga marsi i 2020 më shumë se 70,000 anëtarë të dyshuar janë arrestuar, kur u shpall gjendja e jashtëzakonshme pas një rritjeje të vrasjeve të lidhura me bandat. Kombi i varfër i Amerikës Qendrore shihet si një nga vendet më të rrezikshme në botë.

Mijëra njerëz pa asnjë lidhje të dukshme me aktivitetin e bandave janë përfshirë gjithashtu në rrjetin e arrestimeve. Ka gjithashtu shqetësime rreth një lëvizjeje të fundit nga ligjvënësit e vendit për të lejuar gjyqe masive.

Mediat e huaja shklruajnë se në një seri postimesh në X, i njohur më parë si Tëitter, Presidenti Bukele tha se Cabanas ishte “bërë vendi me numrin më të madh të qelizave terroriste“, ku anëtarët e bandave fshiheshin në zonat rurale.

Ai theksoi se rrethimi nuk do të hiqet derisa “të gjithë kriminelët” të kapen.

Në të njëjtën kohë, presidenti u bëri thirrje banorëve dhe turistëve vendas që të qëndrojnë të qetë dhe të kryejnë aktivitetet e tyre normale.

Kamionë të ngarkuar me ushtarë u panë në rrugët e qyteteve rajonale Tejutepeque dhe Ilobaso të martën. Cabanas është një rajon bujqësor që është shtëpia e më shumë se 160,000 njerëzve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here