Google search engine
Home Politike Situata brenda PD, Zekthi: Në shtator do të mblidhet Kuvendi Kombëtar për...

Situata brenda PD, Zekthi: Në shtator do të mblidhet Kuvendi Kombëtar për të ndryshuar statutin, lëvizja e Bardhit budallallëk me okë

0
101

Lulzim Basha u rikonfirmua këtë të shtunë në krye të Partisë Demokratike në një proces votimi që i gjeti demokratët edhe me të përçarë. Por, për anëtarin e kryesisë në Partisë Demokratike Fitim Zekthi zgjedhja e Lulzim Bashës zgjidh më në fund kaosin e një parti pa kryetar. Dje, në një intervistë televizive, Zekthi paralajmëroi se në shtator do të mblidhet Kuvendi Kombëtar për të ndryshuar statutin e partisë.“Zgjedhja e Bashës zgjidh kaosin e një partie pa kryer. Nga dje ka një parti. Do të kemi Kuvend statuor në shtator ku do të ndryshoj statuti. Kuvendi do të jetë statutor, në kuptimin që PD do të ketë nja statut të ri të reformuar, ku do të kërkohet një lloj ridmeokratizimi më i gjerë. Kjo ndarja e pushteteve brenda partisë do të duhet të marrin një rol më të qartë. Kjo ka qenë një parti jo demokratike, ka qenë një parti ku vendosej nga 1. Kushdo tjetër do të mund përftonte do të duhej t’i përngjasonte kësaj gjuhë. Duhet të hiqet dorë nga kjo lloj gjuhe me shantazhi, kjo gjuhë bolshevike”, deklaroi ai. Më tej Zekthi foli edhe në lidhje me mbledhjen e kryesisë së PD, ku u shpreh se do të caktohet veprimtaria politike e Partisë Demokratike për muajin gusht, siç janë zgjedhjet në degë, si dhe për ndryshimet që do të caktohen në statut. Duke u ndalur tek lëvizja e Gazment Bardhit, i cili mblodhi Këshillin Kombëtar dhe anuloi zgjedhjet e Partisë Demokratike, Zekthi e konsideroi si ‘budallallëk’ dhe një situatë absurde që nuk ka asnjë logjikë. “Unë ata vazhdoj t’i konsideroj pjesë të PD-së ndonëse janë në një situatë absurde, pasi nuk po pyesin për elementët më elementare sesi vepron mendja njerëzore. Janë budallëqe me okë ato që bën Bardhi. Nuk mund të thotë dikush që u futa në një dhomë e mblodha këshillin Kombëtar. Nuk ka të drejtë me statut. Në një parti politike vendoset edhe me ato që thonë institucionet. Zgjedhjet i ka vendosur kryesia. Ajo që ka bërë është një interpretim qesharak një budallallëk nuk ka arsye parlamentare që ta pranojë këtë gjë. U futa në një dhomë dhe mblodha këshillin kombëtar! Ku e mbështet këtë gjë”, nënvizoi Zekthi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here