Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në garën për për zgjedhjen e kreut të ri të Partisë Demokraike, në Bashkinë e Sarandës.
Behet me dije se nga 270 votues në lista, kanë marrë pjesë në zgjedhjen për kreut e ri të PD-së në këtë bashki 212 prej tyre. Nga numërimi i votave ka rezultuar se Lulzim Basha ka marrë 190 vota, Gjergj Hani 18 vota, ndërkohë që 18 fletë kanë dalë të pavlefshme.
Kujtojmë se në një deklaratë të dhënë për media pas përfundimit të procesit zgjedhor, kreu i Komisionit Zgjedhor në Partinë Demokratike, Jemin Gjana, bëri me dije se pjesëmarrja me të dhënat e grumbulluara deri në orën 17:00 ishte 13 700 votues, ose 54% e listave të anëtarëve të Partisë Demokratike.










































