Google search engine
Home Kronike Skema mashtruese me ‘Call Center’/ Gazetarët zënë ngushtë prokurorin e SPAK

Skema mashtruese me ‘Call Center’/ Gazetarët zënë ngushtë prokurorin e SPAK

0
163

Prokurori i SPAK, Ened Nakuçi, tha se paratë që përftoheshin nga skema e mashtrimit të Call Center-ve janë të gjurmushme deri në pikën para se ata të shndërroheshin në bitcoin.

Ai  theksoi se paratë transferoheshin kryesisht një vendet baltike, ndërsa u shpreh se hetimet po vijojnë për zbardhjen e të gjithë skemës që përdorej nga personat e përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

“Paratë mund të gjurmohen deri në një farë vendi deri sa transferohen në kriptomonedha, kryesisht në Lituani, Letoni dhe janë të pagjurmueshme në momentin kur transferohen ne bitcoin. Paratë janë të shtetasve të huaj evropianë. Paratë nuk kanë qenë asnjëherë në Shqipëri, por kanë qenë në Itali dhe më pas janë transferuar në vende të tjera deri sa janë shndërruar ne bitcoin”, tha ai.

Po ashtu, pala italiane theksoi se hetimet janë të vështira për shkak të natyrës  se veprimtarisë.

“Janë hetime të vështira, sepse kriptomondhena përdoret për të fshehur të ardhurat nga aktivitete e jashtëligjshme. Hetimet janë duke u zhvilluar”, tha ai.

SPAK njoftoi se ka lëshuar 14 urdhër-arreste për autorët e dyshuar të skemës mashtruese, e cila sipas hetimeve përllogaritet në vlerën e 4.7 milionë eurove.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here