“Morën më shumë se 4.7 mln euro”/ SPAK zbardh detaje nga operacioni italo-shqiptar: Ja si i kontaktonin klientët dhe i bindnin të investonin

0
100

Prokurori i Prokurorisë së Posaçme, Ened Nakuçi ka dhënë detaje nga operacioni i përbashkët italo-shqiptar ndaj mashtrimeve online përmes call center.

Në një deklaratë për mediat, Prokurori tha se janë ekzekutuar 14 masa sigurie dhe se grupi shqiptar i ka marrë përmes mashtimit shtetasve italianë më shumë se 4.7 mln euro.

“Është vijimi i operacionit që është kryer më 25 tetor 2022. Më përpara janë nxjerrë 3 masa sigurimi, ndërkohë dje janë ekzekutuar 14 masa sigurie. Call Center ndodhej në Rrugën Dritan Hoxha. Janë rreth 140 kallëzime nga personat e dëmtuar në Itali. Shuma e dëmit të kryer shkon në 4.7 mln euro.  Hetimet nisën pas një denoncimi në Pordenone.

Klientët kontaktoheshin përmes telefonin dhe bindeshin të investonin në shifra të vogla, fillimisht dhe më pas i stimulonin të investonin në fitime të mëdha duke i bërë të besonin se do fitonin shumë.

Mashtruesit ishin të zotë në përdorimin e teknikave bindëse. Paratë e viktimave shndërroheshin në kriptovaluta.

Hetimet vazhdojnë edhe për persona të tjerë të përfshirë”, tha Prokurori Ened Nakuçi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here