Liga e Konferencës luan ditën e sotme ndeshjet e radhës të turit të dytë kualifikues, ku përveç Tiranës, në fushë do të zbresin dhe tre ekipe të tjera shqiptare.
Në orën 19:00, Dritab luan në transfertë me Viktoria Plzen. Një përballje jo e lehtë për nënkampionët e Kosovës, por që do të bëjnë të pamundur për të surprizuar çekët.
Në orën 20:00, Dukagjini do të presë në stadiumin “Fadil Vokrri” Rijekën e Lindon Selahit. E vështirë në letër për kosovarët, por ashtu si Drita dhe ata do të bëjnë maksimumin për një rezultat pozitiv.
Në orën 21:00 Shkupi pret Levski Sofian. Edhe pse nuk shihet si favorite, Shkupi do të luajë shanset e saj duke parë që erdhi dhe nga një kualifikim bindës kundër skuadrës së Hegelman.