E ashtuquajtura “drejtësi me sahat” mesa duket nuk është vetëm një fenomen italian. Kështu shkruan media italiane “Libero Quotidiano”, referuar asaj që po ndodh në Shtetet e Bashkuara me ish-presidentin Donald Trump. Problemet ligjore me të cilat ai është hasur, rrezikojnë konkretisht të parandalojnë ish-presidentin dhe kandidatin aktual republikan Trump që të bëjë fushatë në funksion të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Manjati akuzohet zyrtarisht në dy gjyqe: atë për korrupsion, në çështjen me yllit e filmave për të rritur, Stormy Daniels dhe atë për fshehjen e dokumenteve të klasifikuara në rezidencën federale dhe në rezidencën në Florida. Në një aktakuzë të tretë, me akuzat për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020, një juri e madhe në Florida pritet të vendosë deri në mes të gushtit. Trump, sërish guximtar, kishte kërkuar ditët e fundit përmes avokatëve të tij që nisja e procesit për çështjen e dokumenteve të fshehura të nisë pas zgjedhjeve të vitit të ardhshëm.
Vendimi i gjykatës
Një gjykatë federale e ka caktuar gjyqin ndaj ish-presidentit amerikan, për keqmenaxhim të dokumenteve të klasifikuara, për pranverën e vitit të ardhshëm. Gjyqtarja Aileen Cannon ka caktuar 20 majin si datë për nisje të gjyqit. Kjo do të thotë, pothuajse dhjetë muaj dhe rreth një vit pas aktakuzës së ish-presidentit dhe kandidatit. Por, gjëja më e rëndësishme, është se do të mbahet gjashtë muaj para zgjedhjeve, të cilat do të mbahen në fillim të nëntorit 2024. Pra, ky rast i profilit të lartë do të nisë teksa fushata zgjedhore do të jetë plotësisht aktive. Siç shkruan media italiane, i habitshëm është edhe fakti se vetë Cannon, vetëm disa javë më parë, kishte lënë të kuptohej se donte ta niste shpejt procesin, madje gushtin e ardhshëm. Çfarë apo kush e bëri atë të ndryshojë rrënjësisht mendje, aq sa ta shtyjë datën për nëntë muaj, nuk kuptohet. Ashtu siç nuk është e qartë pse duhet pritur kaq gjatë për një procedim në lidhje me një çështje për të cilën Departamenti i Drejtësisë dhe Federatat kanë punuar prej disa muajsh. Sakaq, gjyqtarja dikur ishte kritikuar nga demokratët si e emëruar nga vetë Trump. Ndërsa tani, qëndrimi i saj duket se ka ndryshuar tërësisht.
Gjithçka rreth parave
Pastaj është çështja e parave, shpenzimet ligjore që Trump po bën për të paguar avokatët që kanë punuar tashmë prej muajsh për mbrojtjen e tij në dy rastet e përmendura më sipër dhe një të tretë në pritje. Mediat amerikane pak ditë më parë kishin publikuar të dhëna për shifrat e mbledhura nga kandidatët demokratët dhe republikanët gjatë tremujorit të dytë të këtij viti. Dhe Trump ishte deri tani një nga kandidatët në zgjedhjet paraprake të GOP i aftë për të mbledhur më shumë fonde nga mbështetësit: midis prillit dhe qershorit, komiteti i tij zgjedhor mori 35 milionë dollarë, krahasuar me 20 dollarët e mbledhur në të njëjtën periudhë nga kundërshtari i tij kryesor, guvernatori i Floridës, Ron De Santis. Trump përdor komitete të shumta për mbledhjen e fondeve dhe mbështetet nga një super PAC që mund të mbledhë dhe shpenzojë shuma të pakufizuara në emër të tij. Këto grupe nuk duhet të paraqesin raporte financiare deri në fund të muajit.
Prapaskenat
Në realitet, megjithatë, fushata elektorale e manjatit mori pak më shumë se gjysmën e tyre, 17.7 milionë për të qenë të saktë. Pjesa tjetër shkoi për Save America Pac, i cili po shpenzon miliona për të mbuluar shpenzimet ligjore të ish-presidentit, raporton “Washington Post”. Zëdhënësi i fushatës së Trump shpjegon se si përpjekjet politike dhe ligjore janë “të lidhura ngushtë sepse Trump dhe mbështetësit e tij besojnë se veprimet e gjyqtarëve janë një përpjekje e Joe Biden për ta ndaluar atë”. Ajo që ka të ngjarë të vijë është një fushatë siç vendi nuk e ka parë kurrë më parë: Një kandidat që manipulon me aktakuza të shumta penale, ndërkohë që godet Departamentin e Drejtësisë dhe kundërshtarët e tij, kalon midis shteteve të hershme fillore për tubime dhe salla gjyqi për seancat, dhe shpenzon paratë e mbështetësve të tij si në reklama të fushatës me vlerë miliona dollarë, ashtu edhe në faturat ligjore në rritje.