Dinamo ndryshon emrin, bëhet “Dinamo City”, mbështetet nga shteti do ta menaxhojë Igli Tare

0
272

Një lajm super i ndjeshëm është shpërndarë dje në lidhje me klubin e Dinamos, ku ka të dhëna interesante dhe një erë të re ndryshimesh, sipas një projekti ku janë përfshirë shumë njerëz e shumë interesa. “Dinamo City” quhet klubi që do të marrë emrin e ri dhe vendndodhja e tij do të jetë në Durrës, me tokë të dhuruar nga shteti dhe me sa duket në hapat e parë menaxhuar nga Igli Tare. Lajmin e dha “Supersport”, por atë nuk e mohoi në një dalje mediatike as presidenti i klubit Ardian Bardhi. Sikurse shkruhet, ka nisur një epokë e re për Dinamon. 18 herë kampionët e Shqipërisë u rikthyen në Superiore dhe kanë nisur punën për edicionin e ri. Ndryshime të mëdha pritet që të ndodhin në nivelin ne drejtimit, por dhe në mënyrën e organizimit. Burime të ndryshme bëjnë me dije se Dinamo do të ndryshojë emrin, logon, por dhe mënyrën e menaxhimit të skuadrës. Emri i ri do të jetë “Dinamo City”. Njëkohësisht do të ndryshojë dhe fanella e skuadrës, ku do të jetë mbishkrimi “Durrës Yachts & Marina”. Iniciatorët e këtij projekti janë personat që kanë marrë përsipër projektin e qytetit të Durrësit, çka përligj dhe emrin e sponsorit në fanellat e reja. Në kuadër të këtyre ndryshime, Ardian Bardhi nuk do të jetë investitori i vetëm i klubit Dinamo Siti, pasi në vijim pritet që të ketë dhe disa biznesmenë të tjerë që do të afrohen në klub. Pak ditë më parë ka patur një takim “kokë më kokë” mes presidentit Bardhi dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, i cili do të mbështesë këtë projekt. Qeveria shqiptare do i dhurojë 70 mijë metra tokë në rrethinat e Durrësi, ku do të ndërtohet qendra stërvitore. Dinamo Siti do të ketë bashkëpunim me akademinë e Mançester Siti, në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar para zgjedhjeve të muajit maj. Nga kryeministri Rama dhe ministrja e Arsimit Kushi në Angli, me përfaqësuesit e kampionëve të Europës. Në organizimin e klubit kryeqytetas do të angazhohet dhe Igli Tare, ish-drejtori sportiv i Lacios. I cili do të japë ndihmën e tij për të ndërtuar një klub modern. Ky i fundit ndoqi nga afër skuadrën në miqësoren ndaj Skënderbeut. Një revolucion në plot kuptimin e fjalës për Dinamon, që ndryshon gati gjithçka, duke nisur një epokë të re.

Presidenti Bardhi e konfirmon

Presidenti i Dinamos, Ardian Bardhi, nuk ka dhënë shumë sqarime për këtë nismë, por ai nuk e ka mohuar lajmin e shpërndarë nga “Supersport”. Duke ju referuar asaj ë ai ka deklaruar në “panorama Sport” dje pasdite, qëndrimi i tij mund të përmblidhet si konfirmim i lajmit për ndryshime thelbësore të Dinamos. “Klubit do t’i bashkohen tre sponsorë të tjerë në vijim. Një ide është që të jetë Dinamo Siti. Ende nuk kemi zyrtarizuar asgjë, por prisni gjëra të bukura në vijim”, u shpreh presidenti aktual i Dinamos, Ardian Bardhi. Dinamo është ngjitur në elitë këtë sezon, bashkë me Skënderbeun dhe bashkëpunimi me klubin e Mançester Sitit, përfaqësuesit e të cilit ishin në Durrës para pak ditësh, e morën mbështetjen e qeverisë shqiptare. Një model i tillë klubi duket e do të ndiqet edhe nga Dinamo, por nuk përjashtohet mundësia që klubi me emër e logo të ri të mbështetet nga sheikët arabë që pretendohet e do të financojnë ndërtimin dhe modernizimin e portit të Durrësit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here