Google search engine
Home Politike Pas paralajmërimit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar për ndalimin e zgjedhjeve të...

Pas paralajmërimit për mbledhjen e Këshillit Kombëtar për ndalimin e zgjedhjeve të 29 korrikut, kryesia e PD-së i heq vulën e partisë Gazment Bardhit

0
110

Pak pasi sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi paralajmëroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar për të penguar mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të PD-së në 29 korrik, kryesia e kësaj force politike vendosi për t’i marrë atij vulën e partisë. Sipas burimeve, me propozim të 1/5 së anëtarëve, kryesia ka vendosur që të ngarkohet sekretari për çështjet Ligjore dhe Zgjedhore, Indrit Sefa për prodhimin dhe administrimin e vulës së partisë.

Ky hap i mbështetësve të Bashës në kryesinë e PD-së, vjen pasi një grup deputetësh i kërkuan Gazment Bardhit që të ndalë zgjedhjet për kryetar të vendosura në 29 korrik, për shkak se sipas tyre rrezikohet përçarja e partisë. Ata thanë gjithashtu se vendimi i marrë në Këshillin Kombëtar për zgjedhjet në PD ishte ‘nul’, pasi nuk kishte kuorumin e nevojshëm të pjesëmarrësve gjatë mbledhjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here