Google search engine
Home Bota Miliarda euro në arkën e saj, Norvegjia “shuplakë” BE-së, zbulohen kontratat e...

Miliarda euro në arkën e saj, Norvegjia “shuplakë” BE-së, zbulohen kontratat e fshehta për naftën pas krahëve të Brukselit dhe fitimet marramendëse nga lufta në Ukrainë

0
106

Pas një “gjumi të gjatë”, Evropa, përfshirë Italinë, ka vendosur të rihapë minierat e saj në përpjekje për t’i shpëtuar monopolit kinez të lëndëve të para kritike, përkatësisht litiumit, kobaltit, bakrit, por edhe atyre më të rralla, me emra më pak të njohur, me qëllimqë të paktën 10% të lëndëve të para të nxirren brenda kontinentit deri në vitin 2030″. Një rrugë jo e lehtë, duke marrë parasysh se prej 30 vitesh janë mbyllur minierat, kompanitë, si dhe vështirësitë burokratike dhe problemet mjedisore apo profesionale. Norvegjia nga ana tjetër nuk i ka këto probleme. Qeveria në Oslo ka vendosur të investojë shumë në nxjerrjen e naftës dhe gazit. Më 28 qershor, ekzekutivi autorizoi 19 projekte offshore me një vlerë totale mbi 17 miliardë euro. Një listë që i shtohet 47 lejeve të dhëna në janar dhe 92 të planifikuara për vitin 2024. Kjo, siç pretendojnë analistët, është e gjitha  çështje parash. Në sektorin e energjisë, përveç marrjes së taksave të paguara nga kompanitë, shteti fiton nga zotërimet e tij të drejtpërdrejta në fusha, infrastruktura dhe nga dividentët e Equinor, operatori më i madh në shelfin kontinental norvegjez. Kjo në vitin 2022, falë luftës në Ukrainë, solli 131 miliardë euro të ardhura, pothuajse të trefishuara një vit më parë. Fitime rekord që i kanë dhënë vendit skandinav reputacionin e pakëndshëm të “përfituesit të luftës”.  Për ambientalistët është koha që të heqin dorë të paktën nga një pjesë të të ardhurave të GPFG dhe t’i ndajnë ato, me vendet më të varfra ose më problematike. Një kërkesë që për shumicën e norvegjezëve tingëllon si idiotësi. Mos e prekni patën që bën vezët e arta.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here